Turqia, Bullgaria dhe Greqia hapin një pikë të përbashkët policore

Turqia, Bullgaria dhe Greqia kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin mes forcafve të tyre të policisë me hapjen të premten të një qendre të re të kontaktit...

Turqia, Bullgaria dhe Greqia hapin një pikë të përbashkët policore

Turqia, Bullgaria dhe Greqia kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin mes forcave të tyre të policisë me hapjen të premten të një qendre të re të kontaktit.

“Ministrat e Punëve të Brendshme dhe zyrtarë të doganave nga të tre vendet fqinje përuruan formalisht qendrën në kufirin turko-bullgar”, sipas medias turke dhe asaj bullgare.

“Kjo zyrë do të ndihmojë në analizimin e informacioneve mbi refugjatët dhe krimin e organizuar”, thuhet në një raport për median.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte edhe ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Kjo pikë kufitare, ku është ngritur qendra, njihet si një nga zonat më të rrahura nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe i drogës.



Lajme të ngjashme