Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë, më 30 nëntor mbledhja e fundit e 2016-s

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë do të zhvillojë më datë 30 nëntor mbledhjen e fundit të vitit 2016...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë, më 30 nëntor mbledhja e fundit e 2016-s

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë do të zhvillojë më datë 30 nëntor mbledhjen e fundit të vitit 2016.

Mbledhja do të mbahet në Kompleksin Presidencial në Ankara, nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Pikat kryesore të agjendës, që do të merret në shqyrtim gjatë kësaj mbledhjeje të fundit të këtij viti, janë 6:

  1. Situata aktuale në luftën kundër organizatës terroriste guleniste (FETO) dhe gjendja e personelit në institucionet e sigurisë;
  2. Operacionet kundër organizatës terroriste e separatiste PKK dhe aktivitetet e administruesve të besuar;
  3. Zhvillimet në Siri dhe Irak;
  4. Operacioni “Mburoja e Eufratit”;
  5. Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe zhvillimet në lidhje me procesin e anëtarësimit;
  6. Përcaktimi i strategjisë nën dritën e procesit të negociatave pa rezultat për zgjidhjen e problemit qipriot.

Duke qenë se kjo është mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për 2016-n, anëtarët e Këshillit do të bëjnë edhe një vlerësim të përgjithshëm të zhvillimeve në vend, rajon e botë.



Lajme të ngjashme