Ankaraja: Vendimi i PE-së për ne i paqenë dhe i pavlefshëm

Në reagimin e parë nga Adana ministri i integrimit evropian Omer Çelik tha se vendimi i Parlamentit Evropian për ngrirjen e bisedimeve me Turqinë është një vendim që me mungesë vizioni dhe me kontradikta politike.

Ankaraja: Vendimi i PE-së për ne i paqenë dhe i pavlefshëm

Ministri turk për Bashkimin Evropian, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha se vendimi i Parlamentit Evropian për të ngrirë përkohësisht procesin e bisedimeve për anëtarësim që Turqia vazhdon prej vitesh me Bashkimin Evropian (BE) është një vendim që nuk ka asnjë detyrim ligjor, është një vendim politik që nuk duhet marrë seriozisht.

Në deklaratat që bëri në qytetin e Adanës, Çelik tha se vendimi ka mungesë vizioni dhe përmban kontradikta politike.

“Vendimin ne e konsiderojmë si të paqenë dhe të pavlefshëm. Parlamenti Evropian ka hedhur firmë në një vendim, i cili do të zërë një vend shumë të keq në historinë e këtij institucion, nënvizoi ai.

“Ne e pamë Parlamentin Evropian (PE) si përfaqësuesin e shumëzëshmërisë, vetëm se kur bëhet fjalë për Turqinë, ky multivokalitet humbet dhe parlamenti shndërrohet në një institucion homogjen. Është marrë një vendim që nuk përputhet me realitetin”, theksoi ministri turk i integrimit evropian.

Një vendim pa vizion, një vendim që nuk duhet marrë seriozisht për nga objektivat dhe gjuhës që dominon tekstin, e cilësoi Çelik vendimin, duke shtuar se vendimi nuk ka ndonjë detyrim ligjor dhe është marrë me qëllim për ti dërguar mesazh Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Por janë ata (evropianët) që duhet të marrin mesazh, tha Ëmer Çelik dhe shtoi: “Ata që duan të na japin mesazhe neve përmes këtij vendimi të Parlamentit Evropian, ta dinë se vendimi i tyre nuk do të hyjë nga Pika e Kalimit Kufitar “Papikule”. Ky është një mesazh, të cilin ne nuk do ta marrim në asnjë mënyrë në konsideratë”.

Ata që morën sot një vendim të tillë, në 16 korrik, një ditë pas tentativës së grushtit të shtetit të Organizatës Terroriste Gyleniste më 15 korrik, nuk ishin pranë Turqisë, tërhoqi vëmendjen kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, duke shtuar se Parlamenti Evropian heshti edhe përpara dramës njerëzore, kur vendet evropiane ndërtonin gardhe me tela kundër refugjatëve.

Ajo çfarë kam kuptuar unë është se Parlamenti Evropian ka mbetur prapa për sa i takon leximit mirë të frymës së kohës. Ne presim që Bashkimi Evropian të transformohet në një institucion që do të dalë në pah sërish me një vizion të vetin”, -tha Ëmer Çelik



Lajme të ngjashme