3 ushtarë turq bien dëshmorë në operacionin Mburoja e Eufratit

Mësohet se 3 ushtarë kanë rënë dëshmorë, kurse 10 të tjerë janë plagosur gjatë operacionit Mburoja e Eufratit që vazhdon kundër DAESH-it ne Siri.

3 ushtarë turq bien dëshmorë në operacionin Mburoja e Eufratit

Sipas vlerësimeve të Shtatmadhorisë turke në sulmet ajrore të forcave të regjimit sirian kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë dhe janë plagosur 10 të tjerë që marrin pjesë në operacion “Mburoja e Eufratit”.

Ushtarët e plagosur janë transferuar me helikopterë dhe ambulanca në spitalet e provincave Gaziantep dhe Kilis.

Mësohet se gjendja shëndetësore e njërit prej ushtarëve të plagosur është kritike.

Ndërsa në operacionin ajror të kryer në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” në zonat Al-Bab, Kabasin dhe Bzagah e Arimah janë goditur 14 objektiva të organizatës terroriste DAESH. Gjatë operacionit janë asgjësuar 1 objekt që përdorej si qendër shtabi nga organizata dhe 7 pozicione mbrojtëse.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) pas sulmit ka realizuar biseda telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Hulusi Akar, nga të cilët ka marrë informacion mbi ngjarjen.



Lajme të ngjashme