Rusia lejon importin edhe për 5 produkte të tjera turke

Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik në Forumin e 2-të Botëror të Drithërave në Soçi pati një takim e autoritetet ruse.

Rusia lejon importin edhe për 5 produkte të tjera turke

Do të hiqen sanksionet edhe për 5 prodhime të tjera bujqësore që eksportohen nga Turqia në Rusi.

Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik në Forumin e 2-të Botëror të Drithërave në Soçi pati një takim me autoritetet ruse.

Në deklaratën që bëri pas takimit, në lidhje me heqjen e sanksioneve në fjalë Ministri Çelik sqaroi se: “Këto produkte janë patëllxhani, speca, shega, kungulli dhe marule. Në takimin mes delegacioneve ata na thanë se do të mbanin një takim tjetër për anulimin e ndalimit të importit në lidhje me këto 5 produkte dhe në mundësinë më të madhe vendimi do të jetë pozotiv, në drejtim të heqjes së sanksioneve”.

Për sa i takon tregtisë dypalëshe Turqia u përcolli autoriteteve ruse edhe një kërkesë në lidhje me mishin e kuq, vazhdoi pronocimin ministri.

“U komunikuam që kemi deficit në mishin e kuq, u thamë se tashmë pas liberalizimit të eksportit për 16 produkte mund të bisedojmë lirshëm për çdo çështje tjetër”, sqaroi ministri Çelik.



Lajme të ngjashme