Kompania gjermane EWE do të investojë në Turqi 120 milionë uero

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak përmes një mesazhi në Twitter njofton se kompania gjermane e energjisë EWE do të bëjë në Turqi një investim me vlerë 120 milionë euro.

Kompania gjermane EWE do të investojë në Turqi 120 milionë uero

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se besueshmëria dhe fortësia e ekonomisë turke është vërtetuar nga bota, ndërsa njoftoi se kompania gjermane e energjisë EWE do të bëjë në Turqi një investim me vlerë 120 milionë euro.

Në një njoftim që ka bërë përmes llogarisë në Twitter, ministri Allbajrak shkruan: “Pritëm në takim CEO-n e firmës gjemane EWE, një nga kompanitë e njohur të botës në sektorin e energjetikës, Matthias Brückmann, dhe delegacionin që e shoqëronte. Ata na thanë se do të bëjnë investime të reja në Turqi, që kapin shifrën e 120 milionë eurove. Besueshmëria dhe fortësia e ekonomisë tonë vërtetohet nga bota. Pastaj prita në takim CEO-n e firmës tjetër gjermane, Nordex, një kompani gjigande në sektorin e energjisë së erës, Lars Bondo Krogsgaard. Në takim ata shprehën interes për strategjinë tonë të krijimit të Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) dhe mjedisin e investimeve në Turqi në fushën e energjisë së ripërtëritshme.



Lajme të ngjashme