Goka: Në 15 Korrik, Turqia u njoh me median e vërtetë

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Gëka në fjalën që mbajti në një trajnim ndërkombëtar të medias në Antalya tha se media ka luajtur një rol superior natën e 15 Korrikut, gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Turqi.

615635
Goka: Në 15 Korrik, Turqia u njoh me median e vërtetë
hasan hüseyin çakır.jpg
tijen karaş.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Gëka (Şenol Göka) tha se media kishte luajtur një rol superior natën e 15 korrikut, kur Organizata Terroriste Gyleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) tentoi të bënte grusht shteti, duke treguar me kuptimin e plotë të fjalës se çfarë nënkupton media në Turqi.

Në zonën turistike Belek të Antalyas filloi edicioni i 4-ët i Trajnimit Mediatik Ndërkombëtar, që organizohet nga TRT-ja.

Në panelin e parë të programit Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Shenoll Gëka (Şenol Göka) i informoi gazetarët e ardhur nga 44 vende të ndryshme në lidhje me zhvillimet në Turqi gjatë tentativës së grushtit të shtetit, e cila ndodhi natën e 15 korrikut. Atë natë vendi përjetoi si të thuash një kacafytje. Avionët, helikopterët, tanket, të cilat ishin blerë me shumë mundime e sakrifica për të mbrojtur atdheun nga armiku, atë natë u përdorën kundër popullit nga një grup tradhtarësh të atdheut, nga një grup terrorist. Vetëm se atë natë populli demonstroi një shembull të madh guximi.

Disa persona që nuk e shikojnë veten si pjesë e këtij populli, nuk e pranojnë këtë vend si atdheun e tyre, atë natë tentuan të bëjnë grusht shteti, u shpreh Gëka, pasi,- shtoi ai,- “njerëzit që e duan me të vërtetë atdheun dhe popullin nuk mund ti bëjnë të gjitha këto; nuk mund t’ua drejtojnë armët qytetarëve; nuk mund të jenë kaq të pamëshirshëm”.

“Ata që u përfshinë në këtë tentativë janë njerëz të asimiluar. Pa bërë dallime në shtet, kulturë apo fe, ata kishin zhvilluar dialog me persona, me të cilët do të mund të realizonin qëllimet e tyre dhe si përfundim erdhën deri tek pika sa të bëjnë tentativën e grushtit të shtetit”, nënvizoi Gëka,

Ndjenjat dhe dashuria për atdheun e popullin tek një pjesë e tyre u zhbënë me kalimin e kohës. Duke qenë se ata kishin humbur përkatësinë, lidhjen me një vend të caktuar, ata ishin brumosur me një frymë të tillë saqë ishin gati të përballeshin me cilindo në botë,- vijoi drejtori i TRT-së.

Gjatë tentativës së grushtit të shtetit i gjithë populli u mblodh si një grusht i vetëm, bëri qëndresë para helikopterëve e avionëve duke sakrifikuar madje edhe jetën, tha Gëka dhe theksoi se natën e grushtit të shtetit media ka luajtur një rol superior.

Kurse spikerja e lajmeve në TRT, Tizhen Karash (Tijen Karaş), e cila u detyrua të lexojë me forcë komunikatën e grushtit të shtetit, u sqaroi të pranishmëve në panel natën e 15 korrikut.

Karash tha se ajo vet bashkë me ekipin e regjisë kishte përjetuar një traumë të madhe atë natë, duke shtuar se për 1-1,5 muaj ajo merr edhe mbështetje psikologjike.

Kurse Hasan Hysejin Çakër (Hasan Hüseyin Çakır) u tregoi gazetarëve të huaj ato çfarë kishte përjetuar natën e 15 korrikut, natë kur ai ishte në mesin e turmës që kishte ardhur para TRT-së dhe ishte plagosur nga puçistët.

“Kur i pashë zhvillimet në televizion, trupin ma përfshiu një ndjenjë e papërshkrueshme. Bashkëshortja ishte jashtë Ankarasë, nuk ishte në shtëpi. Kur bisedova në telefon, i thashë se unë do të bëja çdo gjë që të ishte e mundur për të shpëtuar atdheun. Në TRT, një institucion publik që ndodhet afër shtëpisë time, shkuam me automjetin e një fqinji. Tradhtarët qëlluan me armë mbi ne, tentuan të na largojnë nga hyrja e televizionit, por nuk ia arritën dot. Unë u godita në pjesën e poshtme të gjoksit, në dorë më erdhën pjesë shrapneli. Kam disa shqetësime, por ska gjë, rroftë atdheu”, tha Hasan Hysejin Çakër, njëri prej veteranëve të 15 korrikut.



Lajme të ngjashme