FETO bën ndryshime pas deshifrimit; ja disa emra anembanë botës

Organizata terroriste guleniste (FETO), tashmë e deshifruar pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, ka bërë ndryshime në mënyrën e drejtimit dhe në emrat kryesorë në Turqi e jashtë shtetit, bëjnë të ditur burime të sigurisë turke...

614630
FETO bën ndryshime pas deshifrimit; ja disa emra anembanë botës

Organizata terroriste guleniste (FETO), tashmë e deshifruar thuajse krejtësisht pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, ka bërë ndryshime në mënyrën e drejtimit dhe në emrat kryesorë në Turqi e jashtë shtetit, bëjnë të ditur burime të sigurisë turke. 

Strukturës drejtuese të kryesuar nga Musftafa Ozcan, i cilësuar si “Imami i Turqisë”, i janë shtuar emra të rinj si Naci Tosun, Resit Haylamaz, Mustafa Yesil, Sadik Kesmeci dhe Irfan Yilmaz. 

Rrjeti terrorist FETO, një kërcënim global me aktivitete të llojllojshme në Evropë, Azipaqësor, Australi, Afrikë, Amerikën Jugore dhe në Amerikën Veriore, ka si përgjegjës për Evropën, Abdullah Aymazin, ndërsa për SHBA-në personin e quajtur Ismail Buyukçelebi. 

Lista e drejtuesve kryesorë të FETO-s është reduktuar në 11 persona, ndërkohë që më parë përbëhej nga 14 emra duke përfshirë këtu kreun terroristm Fetullah Gulen. 

Emrat e drejtuesve kryesorë, të cilët njihen në opinionin publik turk si “këshilli i të lartësuarve kryesorë”, përbëhet nga këta emra: Mustafa Ozcan, Ismet Aksoy, Naci Tosun, Serif Ali Tekalan, Irfan Yilmaz, Resit Haylamaz, Abdullah Aymaz, Mehmet Erdogan Tuzun, Mehmet Ali Sengul, Mustafa Yesil dhe Sadik Kesmeci. 

FETO, rrjet aktiv në 30 vende të Evropës

Ndërkohë që drejtuesi për Evropën i organizatës terroriste FETO, Abdullah Aymaz, renditet edhe në listën e drejtuesve kryesorë; si përgjegjës për Ballkanin Perëndimor njihet Suleyman Tiftik, kurse ndihmësi i tij është Naci Guven. 

Abdullah Aymaz, në listën e të kërkuarve me buletin të kuq për terrorizëm në Turqi, nuk dihet se ku banon. Ai njihet si një nga emrat kryesorë të aktiviteteve të këtij rrjeti në Gjermani. 

Sakaq, drejtuesit e organizatës terroriste guleniste në disa vende të Ballkanit janë: Bayram Pinarbasi – përgjegjës për Maqedoninë, Talip Aktas – përgjegjës për Kosovën, Mehmet Mutlu Karaosman – përgjegjës për Bosnjë-Hercegovinën, si dhe Murat Koç – përgjegjës për Serbinë. 

Emra të tjerë të rëndësishëm të kësaj organizate terroriste, operuese në 30 vende të Evropës, janë: Hayrettin Ozkul – përgjegjës për Gjermaninë, Adnan Azak – përgjegjës për Britaninë e Madhe, Huseyin Karakus – përgjegjës për Francën, si dhe Davut Yalçin – përgjegjës për Belgjikën.

Drejtuesit e FETO-s në Amerikë 

Kuadri drejtues i FETO-s në Amerikën Jugore, përbëhet nga Yunus Yaman – përgjegjës për Kolumbinë, Eyyup Mahmut Gunel – përgjegjës për Venezuelën, Hamdullah Bayram Ozturk – përgjegjës për Brazilin, Sadi Sen – përgjegjës për Kilin, si dhe Mustafa Eker – përgjegjës për Argjentinën. 

Ndërsa me drejtuesve të Amerikës Veriore mund të përmendim: Ismail Buyukçelebi – përgjegjës për SHBA-në, Ismail Nazli – përgjegjës për Kanadanë, Osman Karaca – përgjegjës për Meksikën, si dhe Mehmet Unalan – përgjegjës për Republikën Dominikane. 

Ismail Buyukçelebi është i përfshirë në listën e të kërkuarve me buletin të kuq për terrorizëm në Turqi. Ai ka qenë drejtues i organizatës terroriste guleniste në Kinë, në vitet 1997. Buyukçelebi njihet po ashtu si përgjegjësi kryesor i FETO-s jashtë shtetit. 

Krerët e FETO-s në Azi 

Organizata terroriste FETO e ka shtrirë aktivitetin e saj gjithashtu në 20 vende të Azisë. Në Izrael ajo ka si përgjegjës Harun Tokak, në Arabinë Saudite Mevlut Boztas, në Japoni Muftafa Arslan, në Kinë Levent Ogzu dhe në Pakistan Unal Tosur. 

Harun Tokak, përgjegjës i organizatës terroriste FETO për Izraelin, është në listën e terroristëve më të kërkuar në Turqi. Ai etiketohet nga Prokuroria e Usakut në Turqi si numri dy i strukturës financiare të organizatës.

Përgjegjësit e FETO-s në Afrikë 

FETO ka aktivitet gjithashtu në mbi 20 vende të Afrikës. Rrjeti terrorist në fjalë ka përfaqësues në 20 vende të këtij kontinenti. Përgjegjësi për Egjiptin është Orhan Keskin, për Libinë Nurettin Kaya, për Tunizinë Ali Kokten, ndërsa Hamit Olgun për Algjerinë.

Organizata terroriste FETO ka përfaqësues edhe në rajonin e Paqësorit, ku ia vlen të përmenden Malajzia, Singapori, Tajvani, Hongkongu, Vietnami, Filipinet, Indonezia, Laosi dhe Papua Guineja e Re. Krahas vendeve në fjalë, rrejti terrorist i Fethullah Gulenit e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Australi.



Lajme të ngjashme