Çavushollu bisedon me Kerryn për operacionet në Siri dhe Irak

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.

Çavushollu bisedon me Kerryn për operacionet në Siri dhe Irak

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike në bisedë u shkëmbyen mendime për operacionin në qytetin e Rakka-s që zë vend pranë Lumit Eufrat në veri të Sirisë dhe gjendjen aktuale në lidhje me Sirinë duke filluar nga lufta kundër organizatave terroriste në këtë vend.

Në bisedë gjithashtu u trajtuan edhe zhvillimet në lidhje me operacionin në Mosull të Irakut.

Për të pastruar Mosullin nga organizata terroriste DAESH, njësitë e ushtrisë së Irakut, forcat peshmerge dhe Muxhahitët e Ninova (Ninawa) shumica e të cilëve janë stërvitur nga ushtarët turq në Kampin Bashika, në 17 tetor filluan operacionin e Mosullit.



Lajme të ngjashme