Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Yildirim: PYD do të tërhiqet patjetër prej Munbiçit

Kryeministri Binali Yildirim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Ankara.

Yildirim: PYD do të tërhiqet patjetër prej Munbiçit

Kryeministri Binali Yidirim tha se organizata terroriste PYD, që është fraksioni i organizatës separatiste PKK në Siri, do të tërhiqet patjetër nga zona e Munbiçit.

Kryeministri Yildirim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Ankara.

Duke bërë ditur se prej fillimit të diskutimit të çështjes e këtej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dakord për eliminimin e pranisë së PYD-së në Munbiç, Kryeministri Yildirim tha se “Zyrtarët amerikanë në çdo takim deklarojnë se qëndrojnë prapa kësaj marrëveshje dhe se do të bëjnë atë që është e nevojshme në lidhje me këtë. Aktualisht ne presim që kjo të ndodhë. Ata janë të detyruar të tërhiqen, në këtë apo në mënyrë tjetër”.

Yildirim foli edhe për rritjen e kursit të dollarit dhe tha se brenda ditës do të mbahet mbledhja e Komitetit të Koordinimit Ekonomik.

Kryeministri gjithashtu tha se pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikane është shënuar një gjallërim në ekonomitë botërore, ndërsa vijoi duke thënë se “Dimë se aktualisht kjo lëvizje, e filluar posaçërisht me kurset e këmbimeve të valutave, vazhdon ende. Ne do të shqyrtojmë edhe rritjet e shënuara në kursin e këmbimit të dollarit edhe ato të devizave tjera. Qytetarët le të jenë të qetë, themelet e ekonomisë së Turqisë janë të forta. Nuk ka asnjë hezitim në ekonominë turke. Jemi në gjendje shumë më të mirë se sa treguesit ekonomikë të shumicës së vendeve”.

Binali Yildirim shprehu edhe mendimet e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe tha se porta e negociatave në lidhje me këtë çështje është e hapur për të gjitha partitë politike.



Lajme të ngjashme