Kiliç: Turqia vepron në kuadër të ligjit në lidhje me deputetët e Partisë HDP

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çagatay Kiliç vazhdon kontaktet në Gjermani.

Kiliç: Turqia vepron në kuadër të ligjit në lidhje me deputetët e Partisë HDP

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çagatay Kiliç u takua me deputetët e komisionit të sportit në Parlamentin Federal (Bundestag). Gjatë takimit ai ritheksoi se vendimi i marrë në Parlamentin Federal në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 është i papranueshëm për Turqinë.

Gjatë takimit Ministri Kiliç foli edhe për proceset që ndiqen në Turqi kundër anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO pas tentativës së grusht shteti të ndërmarrë më 15 korrik.

“Ne në këtë pikë ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë deri në spastrimin e plotë të aparatit shtetëror nga anëtarët e organizatës terroriste FETO dhe këtë jemi duke e bërë brenda kuadrit ligjor. Këtë jemi duke e bërë në kuadër të kompetencave që na jep ligji”, ka thënë Kiliç.

Ministri gjithashtu tha se gjatë kontakteve të tij në Berlin ishte pyetur edhe në lidhje me zhvillimet mbi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Popujve (HDP), të cilët nuk u paraqitën për të deklaruar në gjykatë, ndërsa shtoi se nuk do të pranohet asgjë që prish rendin publik dhe se çdo gjë do të bëhet në përputhje me ligjin.

“Çfarë do të ndodhte në qoftë se një deputet gjerman thërritet nga prokurori për të deponuar dhe për të deklararuar në gjykatë dhe ai i përgjigjet prokurorit se nuk e njeh këtë kërkesë dhe vendimin e marrë nga drejtësia në këtë pikë? Ata thanë se përgjigjja do të jepej në mënyrë më të vështirë në kuadër të ligjit dhe se kjo nuk është e pranueshme. Prandaj edhe ne e themi të njëjtën gjë. Këto janë gjëra të papranueshme, janë gjëra që prishin rendin publik dhe ne kurrsesi nuk i pranojmë këto”, u shpreh Kiliç.



Lajme të ngjashme