Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çad – Shkollat e FETO-s i kalojnë Fondacionit Maarif

Me qeverinë e Çadit është nënshkruar marrëveshja për transferimin e të gjitha shkollave të Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO) fondacionit “Maarif” nga Turqia.

Çad – Shkollat e FETO-s i kalojnë Fondacionit Maarif

Të gjitha shkollat e Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO) në Çad, një vend i Afrikës Qendrore, i janë transferuar Fondacionit “Maarif” nga Turqia.

Për transferimin e të gjitha shkollave të FETO-s Fondacionit turk “Maarif” është nënshkruar edhe marrëveshja përkatëse.

Ndihmësi i presidentit të fondacionit turk “Maarif”, ambasadori Hasan Javuz (Hasan Yavuz) njoftoi se marrëveshja për dorëzimin e të gjitha shkollave të FETO-s në Çad është firmosur në fund të bisedimeve dypalëshe që janë zhvilluar me qeverinë e këtij vendi.

Fondacioni “Maarif” është themeluar me një ligj të nxjerrë më 28 qershor 2016 me qëllim ofrimin dhe zhvillimin e shërbimeve jashtë vendit në arsimin formal dhe informal duke marrë për bazë përvojën dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit. Këto shërbime përfshijnë bursa për të gjitha proceset e mësimnxënies duke filluar që nga ai parashkollor e deri në atë universitar, ndërtimin e administrimin e objekteve si shkolla, institucione arsimore e konvikte.



Lajme të ngjashme