Kallën: Belgjika të jetë e sinqertë për antiterrorizmin

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën tha se Belgjika duhet të marrë masa më serioze në luftën kundër terrorizmit.

612847
Kallën: Belgjika të jetë e sinqertë për antiterrorizmin

Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalin) i dha përgjigje me shkrim deklaratës së Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel, i cili i kishte cilësuar si “absurde, të pabaza dhe njollosje” deklaratat e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bërë gjatë konferencës së shtypit para nisjes për vizitë zyrtare në Pakistan, ku ai kishte thënë se “Belgjika është një adresë e rëndësishme jo vetëm për PKK-në, por edhe për Organizatën Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY)”.

Në kundërpërgjigjen e tij Kallën shkruan: “Qeveria e Belgjikës në vend që të injorojë të vërtetat që ndodhen në mes të sheshit, të përvetësojë një qëndrim të sinqertë, të vendosur dhe parimor në luftën kundër terrorizmit, dhe të hedhë pa vonesë hapat për të ndrequr gabimet drastike që kanë ndodhur deri më tani”.



Lajme të ngjashme