Erdogan: Tashmë FETO s’do të ketë më strehë as në Pakistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se organizata terroriste guleniste (FETO) tashmë nuk do të mund të strehohet më as në Pakistan, ku po qëndron për një vizitë zyrtare...

Erdogan: Tashmë FETO s’do të ketë më strehë as në Pakistan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se organizata terroriste guleniste (FETO) tashmë nuk do të mund të strehohet më as në Pakistan.

Në vizitë zyrtare në Pakistan, kreu i shtetit turk u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Nawaz Sharif.

Pas ceremonisë së pritjes zyrtare në selinë e Kryeministrisë së Pakistanit, Erdogan dhe Sharif realizuan fillimisht një takim kokë më kokë dhe në vijim ndërmjet delegacioneve.

Të dy liderët organizuan më pas një konferencë të përbashkët shtypi, ku theksoi se Pakistani është një mik i shtrenjtë, që e ka përkrahur Turqinë në ditët më të vështira, sidomos pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik.

“Me sa ne kemi parë, tashmë kjo organizatë terroriste nuk do të mund të strehohen më as në Pakistan. Falënderoj nga zemra qeverinë pakistaneze. Uroj që ky qëndrim i Islamabadit të bëhet shembull për të gjithë miqtë dhe vëllezërit tanë”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Duke rikujtuar se në Turqi po luftohet kundër mbeturinave të FETO-s, Erdogan theksoi se shprehjet “e pafajshme” të disa kolumnistëve në gazetat e sotme pakistaneze, janë të papranueshme.

Sepse – shtoi ai – ata nuk e jetuan këtë proces bashkë me ne.

“Falënderoj shumë qeverinë pakistaneze për bashkëpunimin e saj në këtë çështje. Po bëjmë gjithçka nevojitet që ky rrjet djallëzor të japë llogari përpara drejtësisë”, siguroi presidenti turk.

Erdogan tha se Turqia dhe Pakistani kanë shumë të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

“Edhe Pakistani është një vend që ka paguar kosto shumë të mëdha, madje ne vazhdojmë të paguajmë. Ne po luftojmë fuqishëm kundër organizatave terroriste si FETO, PKK, YPG dhe PYD. Njëherësh s’do të braktisim në vetmi as Pakistanin në luftën e tij antiterrorizëm. Jemi të vendosur të ofrojmë mbështetjen e duhur dhe përvojën tonë në këtë fushë”, deklaroi ai.

Pasi vuri në pah se marrëdhëniet me Pakistanit janë rritur vazhdimisht në 14 vitet e fundit, duke filluar që nga periudha kur ai ishte kryeministër, Erdogan shpjegoi se ndërmjet dy vendeve vijojnë një sërë projektesh politike, ushtarake, ekonomike, tregtare, shëndetësore, energjetike dhe kulturore.

Presidenti i Republikës së Turqisë njoftoi se kanë ndërmend të finalizojnë edhe marrëveshjen e tregtisë së lirë para fillimit të vitit 2017.

Lideri turk tha se kanë biseduar gjithashtu për zhvillimet e kohëve të fundit në lidhje me Kashmirin, ku, sipas tij, tensionet në rritje kanë marrë përmasa të painjorueshme.

“Turqia po ndjek me shqetësim tensionet dhe viktimat në vijën e kontrollit. Ky problem duhet të zgjidhet me dialog ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e banorëve të Kashmirit. Kurse ne, si shtet dhe njëherësh si kryesues të radhës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, do të vazhdojmë t’ju mbështesim me sa mundemi”, nënvizoi Erdogan.

Në fund, kreu i shtetit turk shprehu dëshirën e tij për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit, dy miq dhe vëllezër; pasi bashkëpunimi mes këtyre dy shteteve është me rëndësi esenciale për eliminimin e të keqes, që buron nga terrorizmi.



Lajme të ngjashme