Ankara – Protesta antiterrorizëm përpara 5 ambasadave evropiane

Konfederata e Rojave dhe Familjeve të Dëshmorëve të Anadollit organizoi në Ankara një varg protestash përpara ambasadave të 5 vendeve evropiane, të cilat mbështesin terrorizmin...

612797
Ankara – Protesta antiterrorizëm përpara 5 ambasadave evropiane

Konfederata e Rojave dhe Familjeve të Dëshmorëve të Anadollit organizoi në Ankara një varg protestash përpara ambasadave të 5 vendeve evropiane, të cilat mbështesin terrorizmin.

Në fund të manifestimeve protestuese, rojat dhe familjet e dëshmorëve realizuan një takim me ambasadorin e Belgjikës, një nga 5 vendet në fjalë.

Presidenti i Konfederatës së Rojave dhe Familjeve të Dëshmorëve të Anadollit, Ziya Sozen, i përcolli shefit të misionit diplomatik belg në Ankara ndjeshmërinë e tyre dhe i kërkoi atij që të veprojnë me sinqeritet, në mënyrë që protestat të mos përshkallëzohen më tepër.

“Edhe unë jam djalë i një dëshmori. Im atë u martirizua nga organizata terroriste PKK kur isha vetëm 13 vjeç. Po ashtu jam një qytetar me origjinë kurde. Përse Belgjika mbështet terrorizmin? Si do të ndiheshit ju nëse e njëjta gjë, pra, problemi i terrorizmit, do të prekte vatrat tuaja dhe unë do t’i mbështesja ata? Pse mbani një qëndrim hipokrit? Vallë mos terrorizmi është i mirë kur prek Turqinë dhe i keq kur ju godet juve? Ndërkohë që kreu i organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) strehohet dhe mbrohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju, vendet evropiane, nuk e ngrini zërin”, u shpreh ai në formë reagimi.

Sozen u bëri thirrje vendeve evropiane që të heqin dorë nga ndihma dhe inkurajimi i terrorizmit.

Gjatë tërë javës së kaluar, Konfederata e Rojave dhe Familjeve të Dëshmorëve të Anadollit organizoi në Ankara tubime përpara ambasadave të Gjermanisë, Luksemburgut, Austrisë, Francës dhe Belgjikës, duke apeluar që këto vende të mos mbështesin terrorizmin, financuesit dhe propaganduesit e tij.



Lajme të ngjashme