Erdoan: Belgjika qendra e terroristëve të PKK-së dhe FETO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Belgjika nuk është një qendër e rëndësishme vetëm për organizatën terroriste PKK, por edhe për organizatën terroriste gyleniste FETO.

Erdoan: Belgjika qendra e terroristëve të PKK-së dhe FETO-s

Presidenti Erdoan, në deklaratën e bërë në Aeroportin Esenboa të Ankarasë përpara vizitës në Pakistan iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier kishte trajtuarapo jo çështjen e luftës kundër terrorit gjatë vizitës së djeshme në Turqi.

Erdoan bëri të ditur se sutoritetet gjermane shprehen gjithmonë se luftojnë kundër terrorit por Turqia nuk i shikon më ngrohtë këto deklarata, ajo (Turqia) tashmë kërkon zbatim.

“Për rreth 4 mijë dosje të regjistruara nga Shërbimi Informativ Kombëtar (MIT) më parë kisha biseduar me Kancelaren (Angela Merkel). Përpara 5-6 muajsh i thashë se kjo shifër ka arritur në 4 mijë e 500. Një mik që kishte ardhur dje i thotë Ministrisë së jashtme se kanë përfunduar 90 dosje. Më parë Parlamenti gjerman kishte njoftuar përfundimin e 6 dosjeve. Kjo tregon se sa në ekstrem qëndron çështja. Ata nuk e marrin në konsideratë siç duhet këtë çështje. Nëse ju do të jeni kaq të lirshëm në këtë çështje, atëherë ajo do të kthehet në bumerang dhe do të godasë Gjermaninë”, tha Erdoan.

Kreu u shtetit turk tërhoqi vëmendjen se jo vetëm Gjermania, por edhe vende të tjera të Perëndimit strehojnë terrorin dhe mbështetja ndaj tyre vihet re edhe në protestat e terroristëve përpara ndërtesës së Këshillit të Evropës.

Belgjika nuk është një qendër e rëndësishme vetëm për organizatën terroriste PKK, por edhe për organizatën terroriste gyleniste FETO.

“Ndodhin kaq shumë ngjarje, digjen kaq shumë xhami dhe nuk bëhet fjalë për sensibilitet nga askush. Belgjika është e rëndishme për shkak se aty ndodhet Parlamenti i Evropës. Duhet të jetë më e ndjeshme, por nuk ka asnjë sensibilitet. Ata para pak kohësh u përballën me një sulm terrorist shumë serioz. Në të njëjtën mënyrë edhe Franca. Më parë edhe ne e kishim thënë, por ata e shpërfillën. Të njëjtën gjë e them përsëri, sot na ndodh neve, nesër u ndodh atyre...”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan bëri të ditur gjithashtu se Këshilltarin e Kryeministrisë për Politikat e Jashtme Kemal Ëkem (Kemal Ökem) është emëruar ambasador i Turqisë në Izrael.

Edhe Izraeli dje kishte emëruar ambasador në Turqi, Eitan Naeh-in.



Lajme të ngjashme