Turqi - Kompania e industrisë së mbrojtjes ASELSAN mori porosi në vlerë 5,7 miliardë dollarë

Porositë që mori kompania turke e industrisë së mbrojtjes, ASELSAN, e cila zhvillon sisteme të teknologjisë së avancuar për përdorim ushtarak dhe civil, arrin në 5,7 miliardë dollarë.

Kompania ASELSAN, e cila është liderë e industrisë së mbrojtjes së Turqisë që prodhon sisteme të teknologjisë së lartë në platforma tokësore, ajrore, detare dhe hapësinore, krahas plotësimit të kërkesave publike, ajo bën punime edhe për rritjen e eksportit jashtë vendit dhe për transferin e njohurive aktuale edhe në sektorët civilë.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara më 30 shtator 2016 ASELSAN-i aktualisht ka porosi në vlerë 5,7 miliardë dollarë. Këto porosi përfshijnë periudhën deri në vitin 2025.

Kompania tërheq vëmendjen edhe me kapacitet të lartë të shfrytëzimit që arriti. Një pjesë e madhe e prodhimit realizohet në bazë të porosive. Kjo kompani zhvillon punimet e kërkim-zhvillimit për prodhimet e disejnuara sipas nevojave të klientëve.

ASELSAN vepron në sektorët e “Komunikacionit dhe teknologji informatike”, “Teknologjitë e sistemeve të mbrojtjes”, “Sistemet e radarve dhe luftës elektronike”, “Sistemet e udhëheqjes mikroelektronike dhe elektro-optike” dhe të “Transportit, sigurisë, energjisë dhe automatizimit”.

Lajme të ngjashme