Dështimi i PKK-së çon terroristët në konflikt të armatosur mes vete

Organizata separatiste terroriste PKK ka hyrë në fazën e shpërbërjes dhe terroristët kanë filluar të përplasen me njëri tjetrin.

Dështimi i PKK-së çon terroristët në konflikt të armatosur mes vete

Në operacionin e filluar nga Forcat e Armatosura Turke më 24 gusht kundër organizatës separatiste terroriste në zonat rurale të nënprefekturave Çukurxha (Çukurca) dhe Jyksekova (Yüksekova) të rrethit Hakkari u asgjësuan 510 terroristë.

Në operacionet e 3 muajve të fundit forcat e sigurisë në formën e bastisjeve kanë marrë terroristët në rajon nën presion edhe psikologjik edhe fizik.

Forcat e sigurisë veçanërisht në operacionet që kërkojnë vazhdimësi nuk kanë lejuar që terroristët të marrin frymë dhe kjo prishje e gjendjes së tyre shpirtërore vihet re edhe në bisedat e tyre në radiomarrëse.

Njësitë e Komandës së Divizionit të 3-të të Hakkarit me anë të dëgjimeve të radiomarrësve nxorën në shesh se dy grupe të organizatës separatiste terroriste kishin hyrë në një konflikt të armatosur me njëra tjetrën.  

Përleshjet e përjetuara në afërsi të rajonit Shetynys (Şetünüs) në veri të Irakut u konfirmuan edhe nga burimet e rajonit.

Përleshjet janë përjetuar ndërmjet pjesëmarrëseve të rinj dhe anëtarëve të vjetër të organizatës terroriste. Të rinjtë janë detyruar të luftojnë në vijën e parë të frontit dhe për shkak se dërgohen me vetëdije në vdekje ata janë përplasur me anëtarët e vjetër.

Ky shqetësim i dalë në shesh brenda organizatës është vënë re edhe më parë në bisedat me radiomarrëse.



Lajme të ngjashme