Çavushollu: Kriteret për ne janë të qarta por BE sillet me dyfytyrësi

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt  Çavuşoğlu) duke reaguar ndaj fjalëve të periudhës së fundit të autoriteteve të Bashkimit Evropian në lidhje me Turqinë përdori fjalët: “jemi lodhur nga qëndrimi përbuzës”.

Çavushollu: Kriteret për ne janë të qarta por BE sillet me dyfytyrësi

Mevlyt Çavushollu zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier që ndodhet për vizitë në Ankara.

“Mendimet për pezullimin e marrëdhënieve të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian shkaktojnë reagim serioz të Turqisë dhe popullit turk” tha Çavushollu.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Gjermani janë ngritur padi kundrejt 4 mijë e 500 anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK dhe kjo tregon se në këtë vend gjenden 4 mijë e 500 terroristë, por nga këta vetëm 3 persona janë dërguar në Turqi.

“Kriteret e negociatave janë të qarta por ka dyfytyrësi dhe standarde të dyfishta. Çdo ditë del një ministër i jashtëm edhe thotë “Turqinë ta heqim nga BE, nga NATO, nga kjo apo jo. Kush je ti që e heq Turqinë?” tha ministri i jashtëm turk.  

Nga ana tjetër Mevlyt Çavushollu duke kritikuar edhe vendimin e “të ashtuquajtur gjenocid" të miratuar në muajin qershor në Kuvendin Federal shprehu shpresën që marrëdhëniet turko-gjermane të kthehen në ‘nivelin e mëparshëm’ sa më shpejt të jetë e mundur.

Kurse Steinmeier që mbajti një fjalimin në konferencën e përbashkët për shtyp tha se dënojnë fuqishëm tentativën për grusht shteti të Organizatës Terroriste Gyleniste FETO në 15 tetor në Turqi.

Steinmeir tha se në lidhje me luftën kundër terrorit janë pranë Turqisë jo vetëm kundër DAESH-it por edhe kundër PKK-së.

Ministri mysafir duke bërë të ditur se vendi i tij punon për të zhvilluar sa më shpejt të jetë e mundur marrëdhëniet me Turqinë, tha: “Unë jam kundër pezullimit të negociatave të anëtarësimit të Turqisë me BE-në. Një vendim të tillë nuk duhet ta japin kryeqytetet e Evropës por vetë Turqia”.



Lajme të ngjashme