Erdogan: Problemi më i madh i Turqisë është se nuk di ta shpjegojë veten në mënyrën e duhur

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e përcjelljes së anijeve të energjisë prodhim turk.

Erdogan: Problemi më i madh i Turqisë është se nuk di ta shpjegojë veten në mënyrën e duhur

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se problemi më i madh i Turqisë është se nuk mund të shpjegojë vetveten në mënyrën e drejtë.

“Arsyet kryesore janë veçoritë unike që posedon Turqia”, tha Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Unë nuk di ndonjë vend tjetër që të ketë kaq shumë probleme dhe në të njëjtën kohë të ketë një ekonomi kaq të madhe”.

Presidenti Erdogan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e përcjelljes së anijes në kantierin e ndërtimeve të anijeve Tuzla-Sedef në Stamboll tha se “Aktet e organizatave terroriste ndjehen vetëm në vendin dhe momentin ku ato kryhen. Përveç kësaj ato rritin trishtimin, zemërimin tonë, por kurrë nuk ndikojnë në punët tona”.

"Turqia nuk ka vendosur dhe nuk vendos në pozitë të vështirë askënd nga ata që i besojnë, që janë të besueshëm dhe që investojnë. Një pjesë e madhe e investitorëve ndërkombëtarë vazhdojnë investimet në vendin tonë duke i rritur ato sepse ata e shikojnë këtë të vërtetë. Biznesmenëve u them që të mos i shtyjnë investimet e tyre dhe të mos mbeten vonë, pastaj do të pendohen", u shpreh Erdogan. 

Erdogan, ka theksuar gjithashtu se 2 nga 4 anijet e ndërtuara për të përballuar nevojat në energjinë elektrike për Indonezinë, 1 do të jetë në Gana dhe tjetra në Birmani, ndërkaq dha sihariqin se përurimi i tunelit Eurioazisë që kalon nën Ngushticën e Bosforit do të bëhet më 20 dhjetor.

Duke e bërë të ditur se nëpërmjet tunelit dykatësh makinat do të mund të kalojnë nga Azia në Evropë dhe anasjelltas, Presidenti Erdogan gjithashtu bëri të ditur se etapa e parë e aeroportit të tretë që do të jetë aeroporti më i madh në botë do të hapet në çerekun e parë të vitit 2018.

Ndërkaq edhe Kryeministri Binali Yildirim në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së përcjelljes të anijeve vuri theksin në vendosmërinë e luftës kundër terrorit.

“Ne ndajmë bukën tonë, por jo edhe vendin”, tha Yildirim ndërsa shtoi se lufta kundër terrorit do të vazhdoj me gjithë shpejtësi.

Kryeministri theksoi se numri i makinave të transportuara me rrugë detare është rritur në mënyrë të rëndësishme dhe doli në 330 mijë.

“Sot në Turqi ka 185 marinarë të trajnuar. Parë nga aspekti i marinarëve të trajnuar jemi para vendeve të shquara botërore, jemi në vendin e dytë pas Kinës”, deklaroi Yildirim.

Pas fjalimeve të mbajtura anijet e energjisë prodhimi turk u përcollën me ceremoni për në Ganë, Birmani dhe Indonezi.

Këto anije, që janë një kryevepër e inxhinierëve dhe punonjësve turq, tërheqin vëmendjen me veçoritë e tyre. Me kapacitet 480 megavat e 300 metra gjatësi ato mbajnë veçorinë e të qenit anijet më të mëdha të energjisë në botë.

Në këtë ceremoni u fillua edhe me ndërtimin e 14 anijeve të reja të energjisë që planifikohen të përfundojnë vitin e ardhshëm.



Lajme të ngjashme