Erdogan ngushëllon Mbretin Selman të Arabisë Saudite

Vëllai i Mbretit Selman i Arabisë Saudite, Emiri, Turki Bin Abdulaziz Al Suud ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.

Erdogan ngushëllon Mbretin Selman të Arabisë Saudite

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i telefonoi Mbretit të Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz Al Suud të cilit i shprehu ngushëllime për vdekjen e vëllait të tij, Emir Turki Bin Abdulaziz Al Suud.

Duke e bërë të ditur se ndjenë keqardhje të thellë nga vdekja e Emir Turki, Presidenti Erdogan i shprehu ngushëllime Mbretit Selman dhe të gjithë popullit arab.

Turki Bin Abdulaziz, i cili ka qenë i biri i 21-të i Mbretit Abdulaziz, që ishte mbreti i parë i Arabisë Saudite, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.



Lajme të ngjashme