“Mburoja e Eufratit”: Asgjësohen 33 terroristë

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë asgjësuar 33 terroristë të organizatës terroriste DAESH.

609305
“Mburoja e Eufratit”: Asgjësohen 33 terroristë

Sipas deklaratës së bërë nga Forcat e Armatosura Turke, ndërkohë që kanë mbetur pas 80 ditë, Forcat Ajrore Turke zhvilluan një operacion ajror ndaj objektivave të përcaktuara në perëndim të Salva-s.

Në operacion u asgjësuan 18 anëtarë të DAESH-it, 2 ndërtesa që përdoreshin nga terroristët si pozicione mbrojtëse, 3 qendra kontroll komandimi dhe një automjet.

Në operacionin  tokësor u goditën 73 objektiva të DAESH-it dhe 2 objektiva të PKK/PYD.

Në përleshjet e zhvilluara gjatë ditës ranë dëshmorë 5 opozitarë sirianë dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur.

Forcat opozitare të regjimit të Esadit asgjësuan 5 terroristë.

Ndërkaq në Salva dhe rajonin Şuvayhat Şadır si rrjedhojë e operacionit ajror të forcave të koalicionit ndërkombëtar u asgjësuan 10 terroristë.

Ndërkaq u asgjësuan edhe 3 ndërtesa,  1 automjet me armë të montuar dhe një mitraloz kundërajror tip Doçka.  



Lajme të ngjashme