Kurtullmush: Mos të pastrojnë Mosullin nga DAESH-i për të vendosur terroristë të tjerë

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se në pozicionin e parë të rendit të ditës qëndron çështja e sigurisë së vendit dhe në këtë kuadër zhvillohet lufta kundër terrorit.

Kurtullmush: Mos të pastrojnë Mosullin nga DAESH-i për të vendosur terroristë të tjerë

Duke rikujtuar se në 15 korrik me anë të tentativës së grusht shtetit u tentua të merret kontrolli i vendit, Kurtullmush tha: “Tentativa tradhtare për ta çuar vendin drejt luftës civile dhe mbase për ta përgatitur atë për tu pushtuar dhe pasi dështoi sot aktualisht vazhdon procesi për të pastruar të gjitha institutet dhe institucionet publike dhe për pastrimin e shtetit nga këta elementë”.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush u takua me përfaqësuesit e instituteve mediatike ndërkombëtare që punojnë në Stamboll.

Në mbledhjen ku vlerësoi çështjet e rendit të ditës ai bëri deklarata edhe në lidhje me Operacionin e Mosullit.

“Ndërkohë që rajoni pastrohet nga DAESH-i mos vendosni në Mosull një tjetër organizatë terroriste” tha Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush.

Ai u shpreh edhe në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump në postin e Presidentit të Amerikës.

“Për ne më shumë se fakti se kush është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më e rëndësishme se në çfarë vije do të vazhdojnë marrëdhëniet turko-amerikane” tha Ai.



Lajme të ngjashme