Erdoan: Ekonomia turke e fuqishme pasi është bazuar në themele të shëndosha

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ekonomia e fuqishme e Turqisë e bazuar në themele të shëndetshme kaloi edhe një herë nga një test i madh më 15 korrik.

Erdoan: Ekonomia turke e fuqishme pasi është bazuar në themele të shëndosha

Presidenti Erdoan që zhvilloi një vizitë zyrtare në Bjellorusi mbajti një fjalim në Forumin e Biznesit Turqi-Bjellorusi ku mori pjesë së bashku me homologun bjellorus, Alexander Lukashenko.

Erdoan rikujtoi se vizitën në Bjellorusi, e planifikuar muaj më parë, e shtyu për shkak të tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste FETO më 15 korrik dhe theksoi se tentativa e grusht shtetit në 15 korrik e filluar nga një grup terroristësh të infiltruar në ushtri dështoi falë vetëmohimit dhe guximit të treguar nga populli turk.

Presidenti turk falënderoi Presidentin Lukashenko dhe popullin bjellorus për solidaritetin e treguar me Turqinë në ditët e saj të vështira dhe shtoi: “Ekonomia e fuqishme e Turqisë e bazuar në themele të shëndetshme kaloi edhe një herë nga një test i madh më 15 korrik. Ekonomitë e shumë vendeve të tjera mund të kishin hyrë në një krizë të gjatë përballë një sulmi kaq të madh terrorist por ekonomia turke e la pas këtë proces me luhatje shumë të vogla”.

Ekonomia turke vazhdoi rrugën në mënyrë të stabilizuar tërhoqi vëmendjen Erdoan dhe shtoi se veçanërisht investuesit e huaj kanë bërë të ditur se kanë besim tek Turqia gjë që ka rezultuar e tillë.

Presidenti Erdoan tha se në Turqi vazhdon gjendja e Jashtëzakonshme (OHAL) por kjo nuk ka dhënë as edhe efektin më të vogël negativ në jetën e përditshme të popullit dhe mbi botën e biznesit.

Ai theksoi gjithashtu se në vend janë duke vazhduar me shpejtësi investimet dhe projektet gjigande.

Erdoan nënvizoi se në marrëdhëniet tregtare me Bjellorusinë në 14 vjet është përjetuar një rritje 10-fish dhe ndërkohë që vëllimi tregtar në vitin 2003 ishte 49 milionë dollar në vitin 2013 arriti deri në 545 milionë dollarë.

Presidenti turk bëri të ditur se së bashku me Presidentin Lukashenko kanë si objektivë që vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve ta çojnë në 1 miliardë dollarë.

Erdoan u shpreh se presin që edhe kompanitë bjelloruse të investojnë në Turqi dhe shtoi se dëshirojnë të rrisin fluturimet e ndërsjellat ajrore të kompanive ajrore të dy vendeve.

Presidenti Erdoan tha se është shumë e rëndësishme që populli bjellorus ka zgjedhur Turqinë si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike

“Vitin që shkoi 204 mijë bjellorusë kanë ardhur në Turqi dhe ky është një hap i rëndësishëm. Le të rriten edhe më shumë vajtjet dhe ardhjet nga Turqia në Bjellorusi dhe nga Bjellorusia në Turqi” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Pas përfundimit të kontakteve Presidenti Erdoan u kthye në atdhe.



Lajme të ngjashme