Nënprefekti i plagosur në sulmin terrorist bie dëshmor

Bie dëshmor Nënprefekti Muhammet Fatih Safityrk (Muhammet Fatih Safitürk) i nënprefekturës Derik të Mardinit i cili u plagos në sulmin e djeshëm të organizatës separatiste terroriste PKK.

Nënprefekti i plagosur në sulmin terrorist bie dëshmor

Lajmi i vdekjes së Safityrk u bë i ditur nga Prefekti i Gaziantepit Ali Jerlikaja (Ali Yerlikaya).

Prefekti bëri të ditur se Safityrk i plagosur si pasojë e sulmit me bomba artizanale të anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK ndaj godinës së nënprefektit të Derik të Mardinit, ra dëshmor në spitalin ku po kurohej.

Jerlikaja deklaroi se Muhammet Fatih Safityrk i sjellë me helikopter ambulancë në Gaziantep pas operacionit u dërgua në reanimacion ku edhe mbylli sytë.

“Nga Allahu kërkoj rahmet për prefektin që ra dëshmor i sulmit terrorist dhe familjes dhe tërë vendit i shpreh ngushëllimet e mia” tha Prefekti i Gaziantepit Ali Jerlikaja (Ali Yerlikaya).



Lajme të ngjashme