Gjermania zgjat detyrën e personelit ushtarak në bazën Inxhirlik të Turqisë

Gjermania shtyu detyrën e ushtarëve të saj që gjenden në Bazën Inxhirlik (Incirlik) të rrethit Adana në Turqi.

Gjermania zgjat detyrën e personelit ushtarak në bazën Inxhirlik të Turqisë

Në votimin e bërë në Parlament, zgjatja e detyrës u miratua me votat e partive të koalicionit Unioni Kristiandemokrat (CDU) me Unionin Kristiansocial (CSU) dhe si dhe Partia Social Demokrate (SPD).

Sipas kësaj parashikohet që ushtarët gjermanë të vazhdojnë detyrën në Inxhirlik deri në 31 dhjetor 2017.

Në Bazën Inxhirlik (Incirlik) ku zhvillojnë detyrën rreth 250 ushtarë gjermanë gjenden 6 avionë zbulues të tipit Tornado dhe një avion për furnizimin e karburantit.

Pas sulmeve terroriste të përjetuara vitin e kaluar në Francë, njësia gjermane që zë vend në luftën ndërkombëtare të filluar kundër DAESH-it, kontribuon me fluturimet e zbulimit në Irak dhe Siri si dhe në lidhje me furnizimin e avionëve me karburant gjatë fluturimit të tyre.

Në parlamentin gjerman u miratua edhe kërkesa e NATO-s ndaj Gjermanisë për të dërguar në Inxhirlik avionët AWACS.

Avionët zbulues AWACS do të qëndrojnë në Bazën e NATO-s në Inxhirlik.

Ushtarët gjermanë planifikohet të kryejnë detyrën në avionët e zbulimit AWACS me sistem të paralajmërimit të hershëm në operacionet ndaj DAESH-it.



Lajme të ngjashme