Bjellorusi – Lukashekno siguron Erdoganin për transparencë totale me Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po realizon sot një vizitë në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë...

Bjellorusi – Lukashekno siguron Erdoganin për transparencë totale me Turqinë
Presidenti Erdoan u prit me ceremoni zyrtare në Bjellorusi
Presidenti Erdoan u prit me ceremoni zyrtare në Bjellorusi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u prit me ceremoni zyrtare në Pallatin e Pavarësisë në Bjellorusi.  

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po realizon sot një vizitë në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë.

Kreu i shtetit turk u prit me ceremoni zyrtare nga homologu bjellorus, Alexander Lukashenko.

Pas ceremonisë pritëse, Erdogan dhe Lukashenko u nisën drejt zyrës së presidentit bjellorus për të biseduar kokë më kokë.

Gjatë asaj pjese të takimit të realizuar me praninë e mediave, Erdogan u shpreh i kënaqur që u bë presidenti i parë i Republikës së Turqisë, që viziton zyrtarisht Bjellorusinë, duke e cilësuar këtë vizitë të vonuar.

“Ka shumë punë të mëdha, që ne do të kryejmë për të ardhmen në rajon bashkë me Bjellorusinë, sidomos në fushën e ekonomisë”, tha lideri turk duke bërë me dije se vëllimi i investimeve në këtë shtet është rreth 1,5 miliardë dollarë.

Duke tërhequr vëmendjen se biznesmenët turq, një pjesë e të cilëve janë përfshirë edhe në delegacionin e tij gjatë vizitës në Bjellorusi, e shikojnë këtë vend si një shans të mrekullueshëm për investime dhe bashkëpunim ekonomiko-tregtar, Presidenti Erdogan tha se hapat, që do të bëhen së bashku me sipërmarrësit bjellorusë, do të jenë shumë të rëndësishme mbi bazën e parimit fito-fito (win-win) për të dyja vendet.

Ndërsa Presidenti Lukashenko rikujtoi se bashkë me homologun turk do të marrin pjesë në forumin e përbashkët të biznesit, më gjithëpërfshirësi në historinë e Bjellorusisë, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues nga 200 kompani prestigjioze të Turqisë dhe mbi 300 të vendit të tij.

“I nderuar Presidenti Erdogan! Jam i bindur se me këtë vizitë tuajën marrëdhëniet tona do të mund të ngjiten një shkallë më sipër. Dëshiroj që ta dini se ne jemi maksimalisht të sinqertë në marrëdhëniet, që kemi ndërtuar me Turqinë që nga dita e pavarësisë sonë. Mund t’i besoni sinqeritetit të marrëdhënieve tona, për këtë ju garantoj. Të jeni të sigurt që ne do të jemi përherë transparent dhe të parashikueshëm kundrejt Turqisë”, siguroi Lukashenko nga ana e tij.



Lajme të ngjashme