Simsek: Rritja e tregtisë globale bie drejt gjysmës së rritjes ekonomike

Zv/kryeministri turk, Mehmet Simsek, deklaroi se shpejtësia e rritjes së tregtisë globale po bie drejt gjysmës së shpejtësisë së rritjes ekonomike.

608207
Simsek:  Rritja e tregtisë globale bie drejt gjysmës së rritjes ekonomike

Zv/kryeministri turk, Mehmet Simsek, deklaroi se shpejtësia e rritjes së tregtisë globale po bie drejt gjysmës së shpejtësisë së rritjes ekonomike.

Mehmet Simsek mbajti të premten një fjalim në mbledhjen me temë “Ekonomia e Turqisë dhe Zhvillimet Aktuale”, organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve të Anadollit (ASKON).

“Edhe pse ekonomia botërore ka hyrë në një rimëkëmbje të shpejtë pas krizës financiare globale të 2008-s, ajo ka mbetur mjaft nën normat e rritjes afatgjatë duke qëndruar rreth niveli 3 për qind”, theksoi ai.

Megjithatë – shtoi zv/kryeministri turk – rimëkëmbja e vërejtur në sektorin e prodhimit dhe atë të shërbimeve tregon se rritja ekonomike globale s’do të zbresë nën 3 për qind në të ardhmen.

Simsek tërhoqi vëmendjen se perspektiva afatshkurtër është pozitive jo vetëm në vendet e industrializuara, por edhe në shtetet në zhvillim e sipër, duke sqaruar se pozitivja në këtë pikë nënkupton që rritja ekonomike nuk do të ngadalësohet më tepër.

Në vijim, zv/kryeministri Simsek nënvizoi se bllokime ka gjithashtu në tregtinë globale.

“Arsyet dhe shkaqet e kësaj janë të shumëllojshme. Njëra prej tyre është padyshim tendenca e proteksionizmit. Që prej vitit 2008 e këtej, shumë vende të botës kanë marrë mbi 1.400 masa proteksioniste. Kjo gjë kufizon tregtinë. Në investime është regjistruar një ngadalësim serioz dhe kjo prek një pjesë të tregtisë. Ç’është e vërteta, dalëngadalë po përmbyset dhe po merr kah të kundërt procesi, që kishte shkarë prodhimin në vende me krah pune të lirë, në tregje me avantazhe të tjera dhe që në një farë mënyre detyronte blerjen e mallrave prej tyre. Shkurtimisht, bëhet fjalë për një ngërç edhe në tregtinë globale”, u shpreh ai.

Mehmet Simsek bëri me dije edhe se mesatarja e inflacionit global është nën 3 për qind, në shtetet në zhvillim është nën 5 për qind, kurse në vendet e industrializuara nën 1 për qind.

“Rritja ekonomike e ngadalshme, niveli i ulët i tregtisë dhe inflacioni i ulët janë një temë e vështirë nga aspekti i jetës tregtare”, siguri zv/kryeministri turk.



Lajme të ngjashme