PKK sulmon godinën e nënprefekturës në Derik të Mardinit, plagoset nënprefekti

Sulmin ndaj godinës që ndodhet në lagjen Kale të nënprefekturës Derik të Mardinit u krye nga ana e terroristëve të PKK-së me raketahedhës.

608173
PKK sulmon godinën e nënprefekturës në Derik të Mardinit, plagoset nënprefekti

Si pasojë e sulmit të anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK ndaj godinës së nënprefektit të Derik të Mardinit, janë plagosur tre persona në mesin e të cilëve ndodhet edhe nënprefekti Muhammet Fatih Safiturk.

Sulmin ndaj godinës që ndodhet në lagjen Kale të nënprefekturës Derik të Mardinit u krye nga ana e terroristëve të PKK-së me raketahedhës.

Në këtë sulm u plagos nënprefekti Safiturk dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në godinë.

Të plagosurit u dërguan me autoambulanca të ekipeve të emergjencës në spitalin shtetëror në Kiziltepe.

Bëhet e ditur se ka filluar një operacion i gjerë në këtë zonën për kapjen e terroristëve.



Lajme të ngjashme