Michael Flynn: Turqia duhet të jetë prioritet për ShBA

Gjenerali në pension Michael Flynn, këshilltari kryesor për sigurinë dhe shërbimin informativ i Donald Trump thotë se Turqia duhet të jetë prioritet i politikës së jashtme të re amerikane.

Michael Flynn: Turqia duhet të jetë prioritet për ShBA

Gjenerali në pension Michael Flynn, këshilltari kryesor për sigurinë dhe shërbimin informativ i Donald Trump, i cili është zgjedhur presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), tha se politikat e jashtme duhet të riorganizohen në mënyrë që ta pranojnë Turqinë si një prioritet.

Michael Flynn, emri i të cilit lakohet për Departamentin e Mbrojtjes. Në kabinetin e ri të Trumpit, ka shkruar një artikull për portalin e njohur për analiza politike “The Hill”, nën titullin “Aleatja jonë Turqi, ndodhet brenda një krize dhe ka nevojë për mbështetjen tonë”.

Në shkrimin e tij gjenerali në pension Flynn thotë se në politikën e re të jashtme amerikane, Turqia duhet të vendoset në plan të parë.

“Para së gjithash puna duhet filluar duke kuptuar që Turqia është një vend me rëndësi jetike për interesat amerikane”, bën komentin gjenerali Flynn, ndërsa shton se Turqia është aleatja më e fuqishme në luftën me organizatën terroriste në Irak dhe Siri dhe njëherësh burim stabiliteti në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë një strehim për kreun e Organizatës Terroriste Gyleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY). “Sipas këndvështrimit të Ankarasë zyrtare, Uashingtoni po strehon Bin Ladenin e Turqisë, thotë Flynn në artikullin e tij për portalin “The Hill”.

Çfarë do të bënim ne nëse mësonim pas 11 Shtatorit që Usama Bin Ladeni jetonte në një fshat të bukur të Turqisë dhe njëherësh menaxhonte prej këtu 160 shkolla përmes fondit të krijuar me paratë e taksapaguesve turq?”, shtron pyetjen ish-gjenerali amerikan.

Michael Flynn flet në shkrim e tij edhe për mundësinë, që administrata e re amerikane të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ajo e Obamës për kreun e FETO (Fethullah Gylenin), ndërsa nënvizon se koka e FETO-s e tregon veten si një fetar i moderuar, por që në fakt fytyra e tij e vërtetë është e ndryshme nga ajo që shfaqet.

Gjenerali Flynn, i cili me turqit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe më herët, në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik thotë se “populli turk është shumë i fuqishëm në aspektin kulturor, ekonomik dhe shoqëror. Ekonomia turke është e fortë. Në të kundërtën pas tentativës së grushtit të shtetit Turqia do të ishte destabilizuar.



Lajme të ngjashme