Yildirim: Lufta kundër terrorit do të vazhdojë me gjithë shpejtësi

Binali Yildirim mbajti një fjalim në Ankara me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Akademinë e Xhandarmerisë dhe Rojës Bregdetare.

Yildirim: Lufta kundër terrorit do të vazhdojë me gjithë shpejtësi

Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se lufta kundër terrorit do të vazhdoj me gjithë shpejtësi.

Binali Yildirim mbajti një fjalim në Ankara me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Akademinë e Xhandarmerisë dhe Rojeve Bregdetare.

“Populli do të lë vetëm në përpjekje entuziazmin e atyre të cilët bëjnë plane të errëta mbi unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë”, tha Yildirim ndërsa shtoi se në luftën kundër terrorit nuk ka aspak vend për dyshim.

“Lufta jonë e vazhdueshme kundër terrorit vazhdon me gjithë vendosmëri. Le të dinë të gjithë, asnjë organizatë terroriste nuk ka fuqi për të prishur unitetin dhe solidaritetin tonë. Askush nuk mund të pres rrugën e Turqisë”, deklaroi Yildirim.

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se Turqia sot së bashku me shtetin dhe popullin është më e fuqishme për të prishur çdo lloj kurthe, të gjitha llojet e mashtrimeve, të gjitha llojet e terrorit, ndërsa vijoi duke thënë se suksesin në luftën kundër terrorit do ta arrin në saje të bashkëpunimit dhe koordinimit mes forcave të sigurisë, policisë institucioneve përkatëse dhe popullit.



Lajme të ngjashme