Erdoani i kërkon BE-së të jetë e vendosur në negociatat me Turqinë

Në fjalën që mbajti në hapje të Panairit EXPO të MUSIAD-it në Stamboll Presidenti Erdoan iu drejtua BE-së duke thënë se ka mbetur vonë për rishikimin e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë, madje ta marrë sa më shpejt vendimin final.

Erdoani i kërkon BE-së të jetë e vendosur në negociatat me Turqinë

Në vijim të fjalimit të tij Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ata që marrin çdo lloj mase në kuadër të luftës me terrorin, që masat e duhura i marrin në formë më të ashpër të mundshme, mundohen të pengojnë të drejtën e Turqisë për të luftuar terrorin/terrorizmin.

Në lidhje me këtë çështje Erdoan reagoi ndaj deklaratave që vijnë nga BE-ja.

Pa pikën e turpit, pa asnjëfarë sëkëlldie ngrihen e flasin për ‘rishikimin e negociatave Turqi-BE’. Jeni vonuar, rishikojini sa më shpejt. Dhe mos u mjaftoni vetëm me rishikimin e tyre; merrni edhe vendimin final. Turqia po bën një luftë dinjitoze, të ndershme kundër terrorit dhe ju doni ta rishikoni këtë, keni mbetur vonë madje. Sepse ne përpjekjen tonë kundër terrorizmit do ta vazhdojmë deri në fund”, nënvizoi Presidenti Erdoan.

BE është i shqetësuar se 3 milionë refugjatët e strehuar në Turqi do t’u dërgohen atyre në qoftë se mbyllen negociatat e anëtarësimit, u shpreh kreu i shtetit turk, dhe e vijoi kështu fjalimin e tij: “Vallë ndërgjegjja Perëndimore, e cila na jep neve leksione për të ashtuquajturat të drejtat e njeriut dhe demokracinë, a ka derdhur një pikë loti për dhjetëra-mijëra njerëz që kanë humbur jetën për vite në ujërat e errëta të Mesdheut dhe Egjeut? Ata që nuk e kanë vënë ujin në zjarr për ata (emigrantët) që arritën të shkelin në Evropë dhe janë përballur këtu me çdo lloj poshtërimi, fryhen si luanë kur vjen puna për ne. Pa pasur turp na krahasojnë edhe me nazistët, pa parë më parë gjakun që u rrjedh nga duart. Ju jeni Nazizmi vet”.

Presidenti Erdoan reagoi lidhur me përkrahje që Perëndimi u jep terroristëve të arratisur nga Turqia. 

“Nga njëra PKK-në e shpall organizatë terroriste, kurse nga ana tjetër i hap dyert, korridoret e Parlamentit Evropian për drejtuesit, pjesëtarët e organizatës terroriste PKK. A mund të ekzistojë një koncept i tillë i gjymtuar? Kjo është dyfytyrësia vet. Bëhuni të sinqertë, bëni një politikë të sinqertë. E çfarë të shikosh; drejtuesit, presidentët, kryeministrat, ministrat perëndimorë u hapin dyert terroristëve të arratisur nga Turqia. Dua që ta dinë mirë diçka; kjo do t’ju godasë juve si bumerang dhe do t’ju godasë shumë keq”, paralajmëroi Erdoan.



Lajme të ngjashme