Erdoan: Tradhtarët do të japin llogari

Ata që tradhtojnë vendin e tyre do të përgjigjen për atë tradhti tha Presidenti Erdoan në Kongresin e 5-të të Zejtarëve dhe Artizanëve organizuar të martën në Ankara.

Erdoan: Tradhtarët do të japin llogari

Ata që e mbështeten diku do të vazhdojnë ta paguajnë koston e kësaj, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në Kongresin e 5-të të Zejtarëve dhe Artizanëve, organizuar të martën në Qendrën e Kongreseve të Dhomës së Tregtisë në Ankara “Congresium”.

“Ne nuk kemi asnjë shtet tjetër përveç shtetit të Republikës së Turqisë. Askush të mos i bëjë ndryshe llogaritë. Ata që u hyjnë llogarive të tjera, do ta paguajnë koston e kësaj, kosto që në fakt janë duke e paguar edhe tani. Ata që mbështeten diku do të vazhdojnë të paguajnë koston e kësaj. Dallimi ynë është se ne mbështetemi tek e drejta dhe populli”, tha Erdoan.

Në fjalën e tij Erdoan u ndal edhe në Organizatën Terroriste Gyleniste (FETO).

“Çfarë do të bënte FETO sikur ky grusht shteti (15 korrik) të kishte pasur sukses? Sa eksperiencë duhet të përjetojmë akoma për të kuptuar fytyrën e errët të kësaj organizate, e cila të drejtën e jetesës ua jep vetëm atyre që i binden asaj? Botëkuptimi i FETO-s, botëkuptim që nën petkun e grumbullimit të ndihmave (himet) i kishte kthyer zejtarët edhe artizanët në haraçpagues, dhe që krahas presionit material e përdorte këtë botëkuptim si kërcënim moral, nuk ka të bëjë as me moralin dhe as me islamin. Në qytetërimin apo kulturën tonë nuk gjen kurrën e kurrës një strukturë të tillë”, tha Erdoan.

“15 Korriku është paralajmërimi final për ata që nuk e kishin njohur fytyrën e vërtetë të FETO. Por pavarësisht kësaj, nëse ka nga ata që vazhdojnë të qëndrojnë ende brenda organizatës, atëherë ta dinë se ata tradhtojnë hapur besimin, vendin dhe popullin e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për organizatën terroriste PKK”, nënvizoi kreu i shtetit turk.

Duket shumë hapur që PKK-ja dhe derivatet e saj civile, zgjatimet e saj në Parlament po përdoren si një instrument, si një kurth për ti prerë rrugën zhvillimit të Turqisë, - theksoi Erdoan dhe e vijoi kështu fjalën e tij: “të gjithë ata që e duan vendin dhe kombin është e domosdoshme që në këtë periudhë kritike ti dalin për zot shtetit me të gjitha mundësitë dhe fuqitë, të mos u lënë shteg abuzuesve të besimit, sektit dhe origjinës. Ata përpiqen të sfidojnë Turqinë me anë të gazetave perëndimore, ministrave etj. Po ku ishit ju kur u mbyll partia, kryetar i të cilës kam qenë unë?”



Lajme të ngjashme