Erdoan deputetëve të arrestuar të HDP-së: Tani le t’ju shpëtojë PKK-ja

“Tani le të vijë dhe t’ju shpëtojë organizata terroriste separatiste”, u tha Erdoan deputetëve të arrestuar javën e kaluar dhe që më herët kishin thënë se ata mbështeteshin tek PKK/PYD/YPG.

607229
Erdoan deputetëve të arrestuar të HDP-së: Tani le t’ju shpëtojë PKK-ja

Në fjalën që mbajti në hapje të Panairit EXPO të MUSIAD-it në Stamboll Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) rikujtoi deklaratat “ne mbështetemi tek PKK/PYD/YPG”, që kishin bërë më herët deputetët e Partisë Demokratike të Popujve (HDP).

“Tani le të vijë dhe t’ju shpëtojë organizata terroriste separatiste”, u tha Erdoan deputetëve të arrestuar javën e kaluar.

Këtyre deputetëve Turqia u njohu mundësinë për të bërë politikë duke u hapur atyre dyert e Kuvendit të Madh Popullor Turk (TBMM), u shpreh Erdoan dhe vijoi:

“Por ata hyrën në parlament dhe sfiduan shtetin. Thonin që “ti nuk mund të na thërrasësh për të deklaruar”. Me heqjen e imunitetit (të deputetit) patjetër që gjyqësori do të të hetojë edhe ty. Pasi pas heqjes së imuniteti edhe ti je një qytetar si gjithë të tjerët. Liderët e partive të tjera politike shkojnë dhe deponojnë, pastaj kthehen në krye të punës së tyre normale. Të njëjtën gjë të kishit bërë edhe ju. Ju sfiduat; thatë “ne kemi nga prapa PKK-në, prapa nesh qëndron PYD, është YPG-ja. Tani le të vijnë ata dhe t’ju shpëtojnë!”



Lajme të ngjashme