Turqi - 9 terroristë të neutralizuar në rajonet e Sirnakut dhe Bitlisit

Forcat e sigurisë dhe rojet e fshatit ndërmorën një operacion të përbashkët në zonën Bestler-Dereler të Sirnakut.

Turqi - 9 terroristë të neutralizuar në rajonet e Sirnakut dhe Bitlisit

Në operacionet e ndërmarra kundër terroristëve të organizatës terroriste separatiste PKK në rajonet e Sirnakut dhe Bitlisit, janë vrarë 9 terroristë dhe u kap një tjetër.

Forcat e sigurisë dhe rojet e fshatit ndërmorën një operacion të përbashkët në zonën Bestler-Dereler të Sirnakut.

Gjatë këtyre operacioneve u neutralizuan 6 terroristë në Malin Xhudi, ndërsa në zonën Bestler-Dereler u neutralizuan 2 dhe u kap një terrorist i PKK-së.

Gjithashtu gjatë këtyre operacioneve janë kapur edhe një numër i madh i armatimit, municionit dhe materiale të ndryshme të jetesës si dhe 1 mijë e 535 kg nitrat amoni.

Edhe në operacionin e zhvilluar në nënprefekturën Hizan të Bitlisit u neutralizua një terrorist.

Në anën tjetër një polic i plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e protestuesve gjatë protestave të jashtëligjshme të organizuara nga simpatizantët e PKK-së në nënprefekturën qendrore Yuregir të Adanas, ka rënë dëshmor në spitalin ku kurohej.


Fjalët Kyçe: operacion , terroristët , PKK , Sirnak , Bitlis

Lajme të ngjashme