MPB turke deklaroi se brenda 1 jave janë nutralizuar 68 terroristë të PKK-së

Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se në kuadër të luftës kundër terrorit brenda javës së fundit janë neutralizuar 68 terroristë, ndërsa janë ndaluar 297 persona të tjerë për ndihmë dhe strehim të organizatës.

Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të luftës kundër terrorit njësitë speciale dhe njësitë komando të xhandarmerisë ndërmorën 544 operacione, në mesin e të cilëve 4 me përfshirje të gjerë.

Si rezultat i operacioneve janë asgjësuar gjithsej 36 terroristë ku 28 janë vrarë, është plagosur një, janë kapur 6 dhe është dorëzuar një terrorist.

Gjithashtu në operacionet e kryera nga forcat ajrore u neutralizuan edhe 32 terroristë.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar 26 mjete shpërthyese artizanale të kurthuar nga ana e terroristëve dhe 19 strehimore.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se janë parandaluar edhe 14 akte të terrorit, ndërsa janë kapur 25 armë dhe 30 bomba dore.

Ndërkaq në kuadër të operacioneve kundër trafikimit të lëndëve narkotike me qëllim të parandalimit të financimit të terrorit, janë ndaluar 665 persona.

Edhe në kuadër të luftës kundër migracionit të parregullt janë ndaluar 122 persona.

Ndërkaq në kuadër të luftës kundër terroristëve të huaj janë arrestuar 28 persona nga 151 të ndaluar të pjesëtarëve të organizatës terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme