Mburoja e Eufratit: Që nga fillimi i operacionit merret kontrolli i 1 370 kilometra katrorë

Elementët opozitarë në Siri që nga 24 gushti e deri më sot kanë marrë kontrollin e 1 370 kilometra katrorë.

Mburoja e Eufratit: Që nga fillimi i operacionit merret kontrolli i 1 370 kilometra katrorë

Në luftimet e jetuara në ditën e 75-të të operacionit “Mburoja e Eufratit”, filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë me qëllim të spastrimit të veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, 1 opozitar ra dëshmorë dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informatave të Forcave të Armatosura Turke, u goditën 30 objektiva të DAESH-it. Edhe në 7 operacionet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar në rajonet Shudud dhe Numan u asgjësuan 24 terroristë dhe u shkatërruan dy pozicione me mortajë dhe mbrojtjeje si dhe një ndërtesë që përdorej nga terroristët.

Ndërkaq në rajonet e pastruara nga DAESH-i janë neutralizuar 25 bomba artizanale. Kështu që nga dita e parë e këtij operacioni ushtarak e deri më sot janë çaktivizuar në mënyrë të kontrolluar 1.443 bomba artizanale.

Elementët opozitarë në Siri që nga 24 gushti e deri më sot kanë marrë kontrollin e 1 370 kilometra katrorë.



Lajme të ngjashme