“Standard and Poor's” rrit notën kreditore të Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive “Standard and Poor's” rriti të premten në mbrëmje vlerësimin afatgjatë kreditues të Turqisë...

604264
“Standard and Poor's” rrit notën kreditore të Turqisë

Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive “Standard and Poor's” rriti të premten në mbrëmje vlerësimin afatgjatë kreditues të Turqisë.

“Standard and Poor's” ngriti notën e kredisë së Turqisë nga “negative” në “stabile” duke konfirmuar vlerësimin “BB”.

Në njoftimin e kësaj agjencie me seli në Nju-Jork thuhet se vlerësimi afatgjatë kreditues është “stabil” si rezultat i qëndresës dhe palëkundshmërisë së ekonomisë turke përballë çdolloj rreziku rajonal e të brendshëm. 

“Vlerësimi kreditor në valutë i Turqisë është fiksuar në nivelin ‘BB’, ndërsa ai në monedhë kombëtare në shkallën ‘BB+’. Rishikimi i perspektivës reflekton opinionin tonë se hartuesit e politikave do të vazhdojnë të bëjnë hapa drejt zbatimit të reformave të rëndësishme”, theksohet në komunikatën e “S&P”.

Po ashtu, sipas parashikimit të agjencisë “Standard and Poor's”, Turqia pritet të shënojë një rritje ekonomike me 3,2 për qind gjatë këtij vitit dhe atij të ardhshëm 2017.



Lajme të ngjashme