SHBA – Kirby: Do vazhdojmë të mbrojmë fuqishëm marrëdhëniet me Turqinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, bëri me dije gjatë konferencës ditore për shtyp se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të mbrojë fuqishëm marrëdhëniet me Turqinë...

SHBA – Kirby: Do vazhdojmë të mbrojmë fuqishëm marrëdhëniet me Turqinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, bëri me dije gjatë konferencës ditore për shtyp se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të mbrojë fuqishëm marrëdhëniet me Turqinë.

John Kirby dënoi sulmin e organizatës terroriste PKK në qytezën Baglar të Diyarbakirit, në juglindje të Turqisë, ndërsa shprehu ngushëllime për viktimat e këtij akti barbar.

“Turqia është një vend aleat, mik dhe partner i yni, me të cilin do të vazhdojmë të kemi dialog. Do të vijomë të bashkëpunojmë dhe të mbajmë të forta marrëdhëniet mes nesh”, tha zëdhënësi i diplomacisë amerikane duke theksuar se Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s.

Më tej, Kirby tërhoqi vëmendjen mbi tentativën për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

“S’duhet të harrojmë që vetëm pak muaj më parë kryeqyteti i Turqisë u bombardua nga vetë ushtarët e këtij vendi. A mund ta imagjinoni se çdo të ndodhte nëse kjo gjë do të ishte bërë në vendin tonë? Vallë si do të ishte përgjegjësia e një qeverie, të cilën ju mund ta doni ose jo, por që është demokratikisht në pushtet, për të reaguar ndaj kësaj tentative? E përsëris edhe një tjetër herë, bëhet fjalë për një tentativë për grusht shteti”, nënvizoi John Kirby.



Lajme të ngjashme