Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Vendimi i Shqipërisë në lidhje me flamurin turk

Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë ka kërkuar nga institucionet arsimore në vend që të mos përdoren simbolet e Turqisë pa autorizimin e ambasadës turke në Tiranë.

Vendimi i Shqipërisë në lidhje me flamurin turk

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Plarent Ndreca tha se me të drejtë, ambasada e Turqisë në Shqipëri ka kërkuar që simbolet turke dhe flamuri turk nuk duhen përdorur pa autorizimin e përfaqësisë diplomatike, pasi është vetëm shteti turk ai që utorizon përdorimin e simboleve kombëtare.

Kjo shkresë është dërguar pas bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik nga ana e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele të Shtetit (FETO/PDY), Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar se emrat e shkollave të FETO-s të emërtuar me shtesat "Turk" apo "Türkiye" nuk kanë të bëjnë me Republikën e Turqisë.



Lajme të ngjashme