Ndalohet zv.kryetari i grupit parlamentar të HDP

Në kuadër të një hetimi antiterror janë ndaluar 10 deputetë të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) dhe për arsye se nuk u janë përgjigjur thirrjeve të mëparshme të prokurorisë

Ndalohet zv.kryetari i grupit parlamentar të HDP

 

Zv.kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Idris Balyken (Idris Balüken) është ndaluar në qytetin Bingol, kurse deputetët Leya Birlik dhe Nursel Aydoan (Nursel Aydoğan) janë ndaluar në provincën e Shërnakut (Şırnak).

Ashtu si 7 deputetët e tjerë të partisë HDP, edhe këta 3 deputetë u ndaluan në kuadër të një hetimi antiterror.

Edhe bashkëkryetarët e partisë Selahatin Demirtash (Selahattin Demirtaş) dhe Figen Jyksekda (Figen Yüksekdağ), të cilët janë në mesin e deputetëve të ndaluar, iu dërguan gjykatës me kërkesë arrestimin e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se deputetët e ndaluar akuzohen për “bërje të propagandës së organizatës terroriste separatiste PKK”, “lavdërim të veprës kriminale dhe kriminelit”, “nxitje të popullit për urrejtje dhe armiqësi”, “anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur”, “tentativë për të prishur unitetin dhe integritetin e shtetit”.

Pas një ndryshimi kushtetues që ishte pranuar në mars në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u ishte hequr imuniteti 148 deputetëve të partive të ndryshme.

Në mesin e këtyre deputetëve ndodhen edhe deputetët e HDP-së, të cilët pavarësisht se ishin thirrur disa herë për deponim nuk kishin shkuar në prokurori.

Më pas në kuadër të hetimeve për terrorizëm që ndiqen nga prokuroritë e provincave Dijarbakër (Diyarbakır), Hakari, Van, Shërnak (Şırnak) dhe Bingël (Bingöl) ishte marrë vendim për ndalimin e 11 deputetëve të HDP-së.



Lajme të ngjashme