Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Jëlldërëm: Politika nuk mund të jetë mburojë për atë që shkel ligjin

Kryeministri Binali Jëlldërëm në deklaratën e parë që bëri për ndalimin e 11 deputetëve anëtarë të partisë HDP tha se ata nuk e kanë respektuar shtetin ligjor dhe nuk kanë shkuar të dëshmojnë në prokurori.

Jëlldërëm: Politika nuk mund të jetë mburojë për atë që shkel ligjin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se politika nuk mund të jetë mburojë për kriminelët.

Për ndalimin e 11 deputetëve të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Kryeministri Jëlldërëm tha se ata janë ndaluar për shkak se nuk kanë respektuar shtetin ligjor dhe nuk janë paraqitur në prokurori.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve ndërsa po dilte nga Qendra e Kongreseve “Haliç”, ku sot mbahet një aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Detarisë organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Detarisë, Binali Jëlldërëm tha: “Veprimi i kryer është një veprim që ka ndodhur kuadër të legjislacionit në fuqi. Ndalimi ndodhi si pasojë e mos-respektimit të thirrjes së Gjykatës. Ata që janë zgjedhur (me vota) dhe janë bërë një me terrorin duhet të japin llogari për këtë. Nuk duhet ti ngatërrojmë gjërat. Ajo që ka ndodhur është vetëm një veprim gjyqësor. Politika nuk mund të jetë mburojë për atë që kryen vepër penale. Në qoftë se shkon për të deklaruar (në prokurori e gjykatë) Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Zoti Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu), Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Zoti Devlet Bahçeli, ish-kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Zoti Deniz Bajkall (Deniz Baykal), edhe deputetët e drejtuesit e HDP-së do të shkojnë e deklarojnë para drejtësisë. Në qoftë se i shmangeni kësaj, atëherë nuk duhet të ankoheni për pasojat”.

Kurse Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) në një dalje publike tha se deputetët në fjalë me synimin për të siguruar mundësinë e vazhdimit të propagandës së organizatës separatiste nuk u janë përgjigjur fletëthirrjeve që u janë dërguar atyre disa herë më parë dhe për këtë arsye janë ndaluar nga organet e rendit.

Ndalimin e disa deputetëve Bekir Bozda e vlerësoi gjatë vizitës në Gjykatën Rajonale të Ankarasë.

“Bashkëkryetarët e HDP-së nuk e respektuan ftesën (për të deponuar). Të gjitha vendimet për ndalimin e tyre dhe shoqërimin me forcë në gjykatë janë kryer sipas ligjit. Ata nuk e respektuan shtetin ligjor, kështu që u morë masat e duhura. Deputetët e ndaluar nuk e dhanë ndihmën e tyre për funksionimin e drejtësisë, përkundrazi ata nuk e injoruan drejtësinë. Nuk e respektuan shtetin ligjor. Në një situatë të tillë në ligj është e shkruar qartë se si duhet vepruar për të përmbushur detyrimet ligjore”, u shpreh Bozda.

Ministri i Drejtësisë tha se Turqia është i vetmi vend që lufton njëherësh me të paktën 10 organizata terroriste.

“Të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë në luftën me organizatat terroriste që marrin mbështetje logjistike nga jashtë, por një sinqeritet i tillë për momentin nuk ekziston”, tha Bozda.

Disa vende marrin në mbrojtje vatra të caktuara terroriste, si në shembullin e PYD-së, që është zgjatimi i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri, tha Bozda, duke shtuar se në të njëjtën mënyrë edhe DAESH-i është një strukturë, ku me mijëra njerëz të kombësive të ndryshme janë bashkuar për të vdekur dhe për të vrarë.

“Edhe sikur e gjithë bota të heqë dorë, nuk do të heqim dorë. Luftën kundër të gjithë këtyre terroristëve do ta vazhdojmë në mënyrë të vendosur dhe në përshtatje me të legjislacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar”, nënvizoi Bozda.



Lajme të ngjashme