Gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdoj deri në çrrënjosjen e plotë të FETO-s

"Deklaratat e bëra kohëve të fundit nga BE janë të papranueshme", deklaroi Ministri i Integrimit Evropian, Omer Çelik.

Gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdoj deri në çrrënjosjen e plotë të FETO-s

Ministri i Integrimit Evropian, Omer Çelik në deklaratën e bërë pas takimit me Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras tha se “Ne do të vazhdojmë të merremi me organizatën terroriste gyleniste FETO deri sa të vendosim se është çrrënjosur plotësisht, për këtë arsye do të vazhdoj edhe gjendja e jashtëzakonshme”.

Duke e bërë të ditur se Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ende nuk e ka vizituar Turqinë edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga tentativa e grusht shteti, Ministri Çelik tha se arsyeja kryesore e respektit të BE-së nga populli turk është se ky i fundit shikonte në BE si në një garancë ndaj politikës tutelë dhe grusht shteteve, mirëpo deklaratat e bëra kohëve të fundit nga ana e BE-së janë të papranueshme.

“Ndërkohë që doli se 1/3 e gjeneralëve janë nga krahu puçist dhe ende ka prej tyre që po pushohen nga puna, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur dhe të themi se do të rregullohet me kalimin e kohës”, deklaroi Ministri Çelik.



Lajme të ngjashme