Erdoani për Al Jazeera: Ne ripërkufizuam demokracinë

Kanali televiziv Al Jazeera me qendër në Katar në një program të tij i dha vend jetës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Erdoani për Al Jazeera: Ne ripërkufizuam demokracinë

Dy pjesët e para të programit El Mukabele, prezantuar nga Ali El Zufeyri, ishin veçuar për Presidentin e Turqisë.

Në pjesën e parë zinte vend periudha e fëmijërisë, rinisë së Erdoanit dhe fillimi i jetës politike që shtrihej deri në president.

Presidenti Erdoan, që në program qëndronte edhe në kryetitujt e karrierës politike, lexoi edhe poezinë që u bë shkak për burgosjen e tij në periudhën që ishte Kryetari i Bashkisë së Stambollit.

Pas pyetjes së gazetarit El Zufeyri në lidhje me tentativën për grusht shteti në 15 korrik nga ana e Organizatës Terroriste Gyleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpjegoi edhe ato që jetoi atë natë duke thënë: “Ne ribëmë përkufizimin e demokracisë dhe i treguam tërë botës se si bënë politikë myslimani. Ne ribëmë edhe përkufizuam e laicizmit. Ne thamë se laicizmi nuk është ashtu siç ishte kuptuar njëherë e një kohë në Turqi. Laicizmi është jetesa e fesë dhe çdo mendimi ashtu siç dëshiron vetë dhe garantimi i këtyre besimeve nga ana e shtetit. Ne e shkruam rrugën tonë në këtë mënyrë që në fillim”.

Ai u shpreh gjithashtu se natën e tentativës refuzoi propozimin për të shkuar në ishullin grek”.

“Unë linda në këto toka dhe këtu do të vdes. Nuk mendoj të shkoj në asnjë vend tjetër. Unë veprova sipas shprehjes ‘ Nëse lideri hyn nën gurë, populli fshihet pas Malit’. Lideri duhet të jetë gjithmonë në sheshe në mënyrë që populli ti vij pas” tha Presidenti Erdoan.

Presidenti Erdoan tha se ka bërë rrugë të tij jetën dhe mësimet (synet) e profetit Muhamed dhe duke u përpjekur për të jetuar me këto mësime largohesh edhe nga gabimet.

Presidenti turk u shpreh se aftësia e fuqishme e oratorisë dhe interesi për letërsinë filloi në Medrese dhe theksoi se është ndikuar nga emra si Xhelaledin Rumi (Mevlana), Mehmet Akif Ersoj dhe Nexhip Fazël Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek).



Lajme të ngjashme