Mburoja e Eufratit - Asgjësohen 36 terroristë të DAESH-it në Siri

Në luftimet e jetuara në ditën e 72-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” i filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë me qëllim të spastrimit të veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë asgjësuar 36 terroristë të DAESH-it dhe janë plagosur 11 op

Mburoja e Eufratit - Asgjësohen 36 terroristë të DAESH-it në Siri

Në luftimet e jetuara në ditën e 72-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” i filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë me qëllim të spastrimit të veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, janë asgjësuar 36 terroristë të DAESH-it dhe janë plagosur 11 opozitarë.

Sipas deklaratës së bërë nga ana e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke në lidhje me çështjen u tha se si rezultat i operacionit “Mburoja e Eufratit” janë asgjësuar 100 pozicione të organizatës terroriste DAESH, ndërsa u shkatërruan edhe 4 strehimore, pozicione të mbrojtës dhe shtabet e PYD-së, që është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Ndërkaq bëhet e ditur se edhe operacionet kundër organizatës terroriste PKK janë duke vazhduar me vendosmëri.

Si rezultat i zjarrit të hapur nga avioni i telekomanduar i ushtrisë turke në nënprefekturën Çukurca të Hakkarit janë neutralizuar 2 terroristë.

Numri i terroristëve të asgjësuar deri më sot gjatë operacioneve në Çukurca doli në 357, ndërsa në Hakkari në 491.

Gjithashtu në operacionet ajrore të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës Çukurca të Hakkarit dhe në zonën Zap në veri të Irakut janë goditur objektivat e organizatës terroriste.


Fjalët Kyçe: operacion , Mburoja e Eufratit , Siri , PKK , PYD , DAESH

Lajme të ngjashme