Turqia e 4-ta në Evropë në transplantin e palcës së kockave

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transplantit të Gjakut dhe Palcës së Kockave, Prof. Dr. Mehmet Ali Erkurt tha se vitet e fundit Turqia ka shënuar suksese të mëdha në transplantin e palcës së kockave dhe është renditur e 4-ta në Evropë.

Turqia e 4-ta në Evropë në transplantin e palcës së kockave

transplantin e palcës së kockave (qelizave hemopoetike) Turqia renditet e katërta në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transplantit të Gjakut dhe Palcës së Kockave, Prof. Dr. Mehmet Ali Erkurt tha se vitet e fundit në Turqi kanë ndodhur zhvillime të mëdha në transplantin e palcës së kockave dhe nuk ka mbetur ndonjë pacient që pret transplant gjaku dhe palcës të kockës.

Me 4 mijë transplante të palcës së kockës që ka realizuar në vit Turqia është ngritur në vendin e katër në renditjen evropiane, u shpreh Erkurt, duke shtuar se në kuadër të turizmit shëndetësor në Turqi kanë ardhur edhe pacientë të huaj dhe kanë bërë transplant të palcës së kockës.

Profesor turk tërhoqi vëmendjen në rëndësinë që ka dhurimi në transplantin e qelizave staminale. Kur numri i dhuruesve të regjistruar në kuadër të projektit TÜRKKÖK, një bankë të dhënash që është krijuar me qëllim gjetjen e dhuruesve jashtë rrethit familjar për pacientët në nevojë, të arrijë në një nivel të mjaftueshëm, atëherë nuk do të jemi më të varur nga jashtë, cilësoi Erkurt.

Në të kaluarën, - sqaroi Prof. Dr. Erkurt, - palca e kockës grumbullohej nga dhuruesi me anë të ndërhyrjes kirurgjikale me anestezi, kurse tashmë mbledhja e qelizave staminale mund të realizohet me një veprim të thjeshtë, sikur të marrësh gjak.

Marrja e qelizave staminale sot realizohet pa i shkaktuar dhimbje dhuruesit, u shpreh Erkurt dhe bëri këtë apel: “Mos kini frikë për të qenë dhurues. U bëj ftesë të gjithëve që të jenë dhurues”.



Lajme të ngjashme