Minarja me pjerrësi më të madhe se Kulla e Pizës

Minarja e xhamisë së madhe në lagjen Harput të Elazësë në Turqi ka një pjerrësi më të madhe se Kulla e Pizës në Itali.

Minarja me pjerrësi më të madhe se Kulla e Pizës

Sipas përcaktimeve pjerrësia e minares së xhamisë së madhe 859-vjeçare në Harput të provincës Ellazë në Turqi (Elazığ, Harput Ulu Cami) është 6,8 gradë.

Kurse Kulla e Pizës, e cila është ndërtuar në vitin 1173 si kullë kambane në Sheshin e Mrekullive në qytetin Pisa të Italisë, njihet për pjerrësinë e saj 3,39 gradësh.

Ndërsa xhamia e madhe (Ulu Cami) që ndodhet sot në lagjen Harput është ndërtuar 16 vite para Kullës së Pizës, e cila vazhdon të jetë një destinacion i rëndësishëm turistik. Xhamia e madhe në Harput të Ellazë është një nga xhamitë e para të Anadollit.

Ajo është një vepër e rëndësishme edhe në aspektin e asaj që ka arritur të mbërrijë deri në ditët e sotme me gjithë këtë pjerrësi të madhe që ka.



Lajme të ngjashme