Ambasadori Kiliç - Turqia e zhgënjyer nga qëndrimi i ShBA-së ndaj FETO-s

“Pas tentativës së grusht shtetit kemi pritur një mbështetje më të fortë nga populli amerikan, mediat dhe institucionet e mendimit”, theksoi ambasadori amerikan.

Ambasadori Kiliç - Turqia e zhgënjyer nga qëndrimi i ShBA-së ndaj FETO-s

Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Kiliç theksoi se janë zhgënjyer nga vlerësimet e bëra nga ana e disa mediave evropiane dhe amerikane, madje edhe të disa politikanëve në lidhje me tentativën e grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Në seancën mbyllëse të konferencës së 35-të vjetore të marrëdhënieve ShBA-Turqi të mbajtur në Uashington, ambasadori turk Serdar Kiliç, Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ambasadori amerikan në Ankara, John Bass iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalim.

Ambasadori Kiliç bëri të ditur se prisnin një qëndrim më të qartë nga ShBA-ja, aleati i Turqisë përballë tentativës së grusht shteti më 15 korrik, ndërsa shtoi se “Pas tentativës së grusht shtetit kemi pritur një mbështetje më të fortë nga populli amerikan, mediat dhe institucionet e mendimit”.

Kiliç duke e bërë të ditur se Turqia është një vend që administrohet me sundimin e ligjit, tha se zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme është në përputhje me kushtetutën e Turqisë dhe ligjin e Bashkimit Evropian (BE).

Ambasadori Kiliç rikujtoi se Turqia nuk e gjen të drejt që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke armatosur organizatat terroriste PYD/YPG që janë zgjatimi i PKK-së në Siri, ndërsa shtoi se ky armatim kalon në duart e PKK-së e cila i përdorë kundër Turqisë.

“Kjo është e papranueshme. Si përfundim Turqia si një vend anëtar i NATO-s sulmohet me armë të një anëtari tjetër të NATO-s”, deklaroi ambasadori Kiliç.

Ambasadori gjithashtu tha se Turqia është njëra prej vendeve më efikase në luftën kundër DAESH-it, ndërsa si shembull tregoi hapat e hedhura me qëllim të përkrahjes së Ushtrisë së Lirë Siriane në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe shtoi se në terren me përjashtim të PYD/YPG-së ka edhe forca tjera të gatshme dhe efikase.

Ndërkaq Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken duke e bërë një autokritikë tha se nuk kuptuan plotësisht atë që ndjenë populli turk në lidhje me tentativën e grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Blinken, i cili preku edhe në zhvillimet në Siri tha se organizata terroriste DAESH është kërcënimi më i madh në rajon dhe për këtë arsye është e nevojshme që operacioni në Rakka të filloj sa më parë, ndërsa shtoi se janë duke u bërë përgatitjet në këtë drejtim.

“Pa zgjidhjen e luftës civile në Siri është e pamundur të shkatërrohet plotësisht DAESH-i”, bëri të ditur Blinken ndërsa vijoi duke thënë se hapat që hedhin Esadi dhe Rusia pengojnë vendosjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në Siri.

Blinken gjithashtu tha se “Ajo çfarë ka bërë Turqia në lidhje me refugjatët janë të pabesueshme, i jemi mirënjohës për këtë”, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e mikpritjes që tregoi populli turk.

Zëvendëssekretari amerikan preku edhe në procesin e zgjidhjes së problemit të Qipros, ndërsa shtoi që në qoftë se arrihet në zgjidhje të problemit në ishull atëherë do të realizohet “Një sukses historik”.

Edhe ambasadori amerikan John Bass  tha se sa më e fortë është Turqia edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të po aq të kënaqura. Bass tërhoqi vëmendjen në thellësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa shtoi se me Ankaranë zyrtare janë duke bashkëpunuar ngushtë në çdo aspekt dhe bisedojnë hapur për të gjitha çështjet.



Lajme të ngjashme