MPJ e Turqisë uroi Michel Aoun për zgjedhje në postin e Presidentit të Libanit

Ministria e Jashtme turke publikoi një mesazh urimi për zgjedhjen e Michel Aoun në postin e presidentit të Libanit.

MPJ e Turqisë uroi Michel Aoun për zgjedhje në postin e Presidentit të Libanit

Ministria e Jashtme turke publikoi një mesazh urimi për zgjedhjen e Michel Aoun në postin e presidentit të Libanit.

Në mesazhin e Ministrisë së Jashtme thuhet: “Shprehim kënaqësinë për zgjedhjen e presidentit nga ana e parlamentit në postin, i cili për dy vite e gjysmë ka qenë i zbrazët. Urojmë Presidentin e ri Michel Aoun për zgjedhjen e tij dhe i urojmë suksese në detyrën e tij”.

Në deklaratë vihet theksi në rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit nga ana e të gjitha subjekteve politike të Libanit me arritjen në konsensus në kuadër të kushtetutës dhe në drejtim të interesave të popullit libanez, ndërsa bëhet e ditur se ky zhvillim ka rëndësi të veçantë nga aspekti i “paqes dhe stabilitetit” të rajonit.

“Urojmë që pas zgjedhjes së presidentit së shpejti të formohet edhe qeveria e re dhe që institucionet politike të Libanit të bëhen plotësisht funksionale në përputhje me pritshmëritë e popullit libanez. Turqia do të vazhdoj të përkrahë stabilitetin dhe sigurinë e Libanit”, u tha ndër të tjera në deklaratën me shkrim të lëshuar nga ana e Ministrisë së Jashtme turke.



Lajme të ngjashme