Turqi - Terroristët e PKK-së sulmojnë degën e Partisë AK në Mardin

Në sulmin e ndërmarr nga ana e organizatës terroriste PKK ndaj degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në nënprefekturën Kiziltepe të Mardinit janë plagosur 3 policë në roje.

Mbrëmë në orën 21.50 sipas orës lokale ndaj policëve të cilët ndodheshin para godinës së degës së Partisë AK në Kiziltepe u hodhe një bombë dore dhe më pas u shti me breshëri me arë zjarri ndaj tyre.

Pas kundërpërgjigjes së menjëhershme të policëve u jetuan përleshje me armë zjarri.

Më pas terroristët u arratisën nga vendi i ngjarjes, ndërsa u plagosën 3 policë.

Bëhet e ditur se në zonë kanë filluar operacionet e gjera për kapjen e terroristëve.

Në anën tjetër në zonën Akarca të Maleve Amanos të Hatayit terroristët e PKK-së i vënë zjarrin një makine pune dhe një makine private në një minierë guri.

Edhe pas kësaj ngjarjeje, ku terroristët e PKK-së hodhën në greminë edhe 2 makina të tjera të punës, kanë filluar operacionet e gjera për kapjen e terroristëve të arratisur.

Fjalët Kyçe: sulm , terroristë , PKK , Partia AK , Kiziltepe , Mardin , Turqi

Lajme të ngjashme